Deputetja e PD Elda Hoti

Politikë

Dorëzohet në KQZ ankesa për deputeten e PD-së në qarkun e Lezhës: Ka fshehur ndryshimin e emrit të babait me të shkuar kriminale! Reagon Hoti: I tremben emrit tim në PD

21 Tetor 2021, 13:01| Përditesimi: 21 Tetor 2021, 22:30

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike në qarkun e Lezhës, Elda Hoti rrezikon që të humbasë mandatin e deputetit, pasi në baze të një ankimi të kryer kundrejt saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait në formularin e dekriminalizimit.

Në një ankim të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në adresë të deputetes Hoti, sipas dokumenteve, rezulton se ajo ka fshehur fshehur ndryshimin e emrin të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti.

Ankimi është bërë në adresë të kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi nga Llesh Nikolli, ndërsa për dijeni i është dorëzuar kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, drejtuesit të SPAK si edhe ambasadoreve të SHBA dhe BE në Tiranë.

‘Kjo deputete në vetëdeklarimin e saj ka fshehur ndryshimin e emrit të babait të saj nga David Hoti, në Artan Hoti. Ky ndryshim është bërë më datë 30 prill 2002 dhe kandidatja për deputete znj. Elda Hoti nuk e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit. Duke fshehur këtë të dhënë te gjeniralitetet e saj, znj. deputete nuk mund të përfaqësojë komunitetit të saj në parlamentin shqiptar.Kjo deputete përse e ka fshehur këtë ndryshim, e ka harruar, apo babai i saj ka pasur një të shkuar kriminale ku është dënuar për disa vepra të rënda penale, si ajo e trafikimit të lëndëve narkotike dhe trafikim të qenieve njerëzore” thuhet në akimin e dorëzuar në KQZ, ku pretendohet se deputetja Elda Hoti ka shkelur ligjin për dekriminalizimin dhe konsumuar vepër penale.

Vetë Elda Hoti ka reaguar pas këtyre akuzave ku thotë se firmëtarët e ankimit në KQZ i cilëson 'komunistë'. Ajo thekson se nuk ka ndryshuar kurrë gjeneralitete, teksa shton se ata që e 'sulmojnë' i tremben mbështetjes së saj.

Me reagimin e saj, Hoti shton dyshimet se ky veprim ndaj saj mund të ketë ardhur nga vetë demokratët, teksa mes të tjerash shkruan: "Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qenë bërë shumica e këtyre, që sot janë të 'pakënaqur'”.

Ankesa e dorëzuar në KQZ, mban datën 13.10.2021, ndërsa deri më tani nuk kemi ende një vendim prej këtij institucioni. Hoti është deputetja e cila mori mandatin e deputetit të Mark Markut, pasi ky i fundit dha dorëheqjen.

Ora 22:10
'Ka fshehur ndryshimin e emrit të babait me të shkuar kriminale', deputetja e PD reagon pas akuzave: Tremben nga emri im! S'ma njollosni dot figurën

Deputetja e PD-së, Elda Hoti ka reaguar pas akuzave se ka fshehur ndryshimin e emrit të babait në formularin e dekriminalizimit. Me një postim të gjat ënë Facebook, Hoti i quan akuzat 'sulme' me synimin pë t'i njollosur figurën, ndërsa firmëtarët e ankimit të dorëzuar në KQZ i konsideron komunistë. Ajo thekson se nuk ka ndryshuar kurrë gjeneralitete dhe as nuk ka fshehur asgjë.

Postimi i plotë:

Janë “munduar” shumë të më sulmojnë, që më hyrjen time në politikë.

Jam munduar të qëndroj e ftohtë dhe mos t’ju përgjigjem sulmeve politike, që më janë bërë.

Kam vendosur të jap kontributin tim në politikë, për zonën që unë përfaqësoj, pa kërkuar vende fituese, siç kanë qenë bërë shumica e këtyre, që sot janë të “pakënaqur”.

Madje duke marrë sulme, nga më të ndryshmet nga to.

Thjeshtë se kishin frikën e mbështetjes së madhe, që do të më jepnin njerëzit.

Nëse do isha kaq pa moral, nuk do dilja deputetja, që donin në kuvend me votë preferenciale, qytetarët e qarkut Lezhë.

Edhe pse e isha e fundit në listë.

Them qytetarët dhe nuk them vetëm demokratët, se unë u votova edhe nga socialistë, edhe nga qytetarë pa bindje politikë. Nuk bëra luftë për vota brenda PD-së. As nuk vodha vota, siç më bën mua.

Mund ta marr me mend arsyen  e këtyre sulmeve.

I përshendes dhe ju them e keni të kotë, nuk e njollosni dot figurën time.

Zotit Llesh, që këto e paskan gjet, për ta nxjerrë firmëtar, i them ta kanë dhënë informacionin gabim.

Unë nuk kam ndryshuar kurrë gjeneralitete, as nuk kam fshehur, se nuk kam asgjë, për të fshehur.

Kam respektuar me përpikëri ligjin për dekriminalizimin dhe jam në politikë, për të mbështetur dekriminalizimin e mëtejshëm të politikës.

Zoti Llesh dhe ato që fshihen pas tij, nuk janë votuesit e mi. Janë pikërisht ato që i janë trembur emrit tim, ne familjen e PD-së dhe në politikë.

Nuk kam pranuar në asnjë moment të jetës time, as të korruptohem, as nuk kam marrë ndonjë tender. As nuk kam qenë ndonjëherë në pushtet që të abuzoj.

Kam hyrë në politikë jo për të pasuruar veten, as familjaret e mi, as për të punësuar të afërmit e mi, ashtu siç kanë bërë këta që fshihen pas Zotit Llesh!

Kërkova me ngulm që votat e mija, të shkonin vetëm për Partinë Demokratike.

Unë vij nga familje e të përndjekurish politik. Sot, nuk do të lejoj askënd të mundohet të më bëj të ndihem e “persekutuar”.

Nuk kam bërë ndonjë krim, që të më bëhet gjyq publik, as politik.

Babai im, ka patur një jetë plot sfida dhe kurrë nuk u dorëzua. Unë jam bija e tij, që kurrë nuk do dorëzohem ndaj askujt dhe gjithë jetën time do mundohem ta bëj krenar, ashtu siç jam unë për të.

Unë jam Elda Hoti!

Krenare, për emrin dhe mbiemrin tim.

Krenare për familjen time dhe prejardhjen time.

Ato që janë frikësuar nga emri dhe mbiemri im, ju them vazhdoni. Politika, duhet të pastrohet nga njerëz si ju, që i keni kthyer partitë dhe pozicionet në parti, si pronë private.  Që sulmoni çdo të ri, që vendos të japë kontribut në politikë.

Po unë do vazhdoj të jap kontributin tim, që politika të pastrohet nga “mola” si ju.

Të pastrohet nga komunistët. Dhe ua siguroj që firmëtarët e kësaj deklaratë, kanë lidhje të ngushtë me komunistët.

Po fati juaj i keq, që unë jam lindur dhe rritur në Milot. Era e fortë e Milotit, e ka brumosur shumë karakterin tim, që të jetë e palëkundur dhe e pamposhtur, nga disa lepuj si ju, që po ma përmendni emrin çdo ditë. Fati juaj i keq, që jam edhe prej Hoti.

Vazhdoni ju them dhe mos u ndalni, se as unë nuk do ndalem në betejën time për ta pastruar politikën nga “specie” pa shtyllë kurrizore si ju. E treguat origjinën tuaj komuniste, e keni në gen, së prindërit tuaj kshu shkruanin letra anonime, për t’ju bërë keq Shqiptarëve të ndershëm, që nuk ju nënshtruan atij sistemi.

Misioni im në politikë vazhdon

E përulur para jush qytetarë të qarkut Lezhë, që më besuat, që të isha deputetja juaj me votë preferenciale

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ta Rras Lala: 22/10/2021 08:14

    O Elda Hoti më e pakta do ishte që ti tu distancoheshe nga babai jot kriminel trafikant drogmen. E jo të na tregosh pralla me ariun çufo që gjeti një llull o kukull tull. Po ti ske faj se shal ngjitmi kto tipa ka vën deputet e prandaj partia wc pd sfiton kurr.

    Përgjigju
  • Turi: 22/10/2021 07:54

    Paaaa si ndryshojn keta rob kur bohen deputet. Te foto e pare duket komplet katunore malsie, turi ndryshkur. Te foto 2 ka ardh ne vete goca e eshte rregullu.eh mir o mir. Ca te bo deputetlliku

    Përgjigju
  • Deti: 22/10/2021 07:44

    O. Zoti denacues po ke eshte fai I femise se I ati paska ndryshuar emrin apo edhe nense paska qene denuar I bije qe nje perdhunud perdhunone nje femer femra ngele shtatzan fmija linde e rritet po nuk ka te derejt te meret me akrivitet shoqeror ose te kontaktoje njerez te tjer se ky personi eshte I beri ose e bija e perfhunusit. E kuptoni llogjiken tuaje mjerane hepeni mendjen o mjerane

    Përgjigju
  • Ajet: 21/10/2021 23:14

    Sfidat e babsit tend kane qene trafiku i droges dhe i qenieve njerezore? Kete nuk na the ne gjithe ate hartim qe lexova. Komunistet ta kane fajin perse yt ate eshte marre me trafik droge dhe qeniesh njerezore??? E ka ndruar apo jo emrin babai yt dhe perse e ka ndruar?? Perse nuk e ke deklaruar nese eshte keshtu? Keq na vjen qe tu pre kariera kaq shpejt meqe vjen nga vendet e largerta me ere te milotit por ligji eshte ligj. Ik tani dhe lufto me munllinjte e eres ne milot se keta jane komuniste ndersa ti je balliste, zogiste apo kolaboraciniste.

    Përgjigju
  • deputeti: 21/10/2021 18:24

    jooo nuk i bejne ata te shqupit keto gjera pastaj nuk paska bere gje te madhe i jati;vetem trafik droge dhe njerezish.e ai lulja e shqupit si klluf i skaduar qe esht kerkon veting per deputetet sa per ti hedhur hi syve te njerezve.te behet ajo gje jo vetem politikanet qe ikin te gjithe por dhe femijet e tyre nuk mund te kandidojne se e kane njollen nga prinderit si puna e kesaj laraske....per mos te folur per ate pallen non gratakelysh serbi qe ka ndryshuar ditlindjen se e festonte nje dite para laverit qe i sherbeu deri sa vdiq

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?