Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj, dy shokët e Plaurent Dervishaj që në qershor 2019 i shpëtuan një atentati me 43 plumba automatiku në Durrës, janë dënuar me nga 4.5 vite burgim secili. Vendimi për Haxhiajn dhe Meçajn është dhënë në muajin mars 2020 nga gjykata e këtij qyteti, e cila ka pranuar kërkesën e prokurorit Bledar Bejko, për dënimin e dy të pandehurve me 4.5 vite burgim. Në vendimin e saj gjykata, ka urdhëruar që kjo masë dënimi me burg, të pezullohet dhe dy miqtë e Plaurent Dervishaj, të kalojnë këtë dënim në shërbim prove, për një periudhë 4 vjeçare. Haxhiaj dhe Meçaj janë identifikuar nga kamerat e sigurisë, se mbanin armë dhe kishin qëlluar ndaj personave që tentuan ti eliminonin ata.
Kamerat e sigurisë së një biznesi aty pranë, kanë filmuar Bashkim Haxhiaj duke dalë nga mjeti tip “Range-Rover”, dhe ka filluar të qëllojë me armë zjari. Ndërsa Julian Meçaj, duket se qëllon nga brenda makinës, pikërisht nga dera e pasme. Mirëpo gjatë fazës së hetimit të kësaj çështje, kur Haxhiaj dhe Meçaj, dyshoheshin nga prokuroria e Durrësit, se në këtë atentat kishin përdorur armë zjarri pistoletë pa leje për vetëmbrojtje, të dy së bashku këta të dënuar, kanë zgjedhur një formë për t’ia hedhur drejtësisë. Duke synuar pushimin e akuzës së “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarit”, të dy personat e proçeduar nëpërmjet avokatëve të tyre kanë ngritur një skemë, se armët e përdorura në ngjarje ishin pistoleta zhurmuese dhe jo armë të vërteta. Për të vërtetuar këtë fakt, Meçaj dhe Haxhiaj, kanë deklaruar se pistoletat i kishin hedhur pranë mbikalimit të “Shkozetit”, shumë pranë vendit ku kishin braktisur automjetin tip “Range-Rover”, që ishte bërë shoshë nga plumbat e kallashnikovit.
Këto dy armë janë gjetur nga policia e Durrësit, pikërisht në vendin e treguar nga Bashkim Haxhiaj, të cilat pasi janë administruar si prova materiale, i janë nënshtruar ekspertimit daktiloskopik dhe balistik. Ka rezultuar se në këto dy armë pistoleta, nuk kanë gjurmë daktiloskopike të dy personave të dënuar por dhe ndonjë personi tjetër. Ekspertiza ka nxjerë rezultatin se këto dy armë nuk janë armë zjarri, por klasifikohen si armë zhurmuese, alarmuese. “...gëzhojat e pistoletës kalibër 9 mm, 5 copë të gjetura në këtë vendngjarje dhe një në mjetin “Range Rover” të Julian Meçaj, ka rezultuar se nuk përdoren dhe nuk qiten nga pistoletat objekt ekspertimi...”-thuhet në konkluzionin e ekspertizës.
Kjo ekspertizë ka nxjerë zbuluar Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj ndërkohë që nga akti i ekspertimit të barutit në duar rezultoi se të dy ata kishin qëlluar me armë zjari të vërtetë dhe jo pistoleta lodër, siç pretendonin. Aq më tepër që në ekspertimin e pistoletave lodër që ata dorëzuan në polici, u vërtetua se nuk kishte asnjë gjurmë gishtë të tyre që do vërtetonte se armët ishin përdorur nga këta dy persona. Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj, ndodheshin në të njëjtën makinë tip “Range-Rover” me Plaurent Dervishaj, kur dy persona ende të paidentifikuar dhe arrestuar nga policia e shtetit, në muajin qershor 2019 i zunë pritë dhe i qëlluan me plot 43 plumba, kallashnikovi.
I vetmi që mori plagë në trup ishte Julian Meçaj dhe Plaurent Dervishaj, ndërsa Bashkim Haxhia, nuk ka marrë asnjë plumb. Fillimisht policia arrestoi Bashkim Haxhiaj, i cili pas 6 muaj në qeli mundi të lirohet nga burgu në masën e “arrestit në shtëpi”. Atentati me 43 plumba kundër Plaurent Dervishaj, Julian Meçaj dhe Bashkim Haxhiaj ndodhi në muajin qershor 2019. Dyshohet se konfliktet dhe mosmarrëveshjet mes bandave në Durrës, janë bërë shkak për këtë ngjarje. Sot e kësaj dite për këtë ngjarje nuk ka asnjë person të arrestuar, megjithëse policia gjatë hetimit ka provuar se në këtë atentat ka marë pjesë një skuadër e përbërë nga 7 persona.
Denimi duhej te ishte per armembajtje pa leje dhe mashtrim .Armet u perdoren per vetembrojtje,nuk e di nese avokatet ishin pjese e skemes se mashtrimit apo viktima dhe vete.Sa per keta te dy nuk besoj te mbijetojne gjate mbasi te dalin nga burgu.
PërgjigjuQr ca behet ketu , armbajtje pa leje, tentative vrasje me shum se dy persona, prishje e qetesise publike, mashtrim ndaj autoriteteve te shtetit dhe e denon 4 vjet sherbim prove , miliardera jane bere prokuror e gjykatesa per ate paguajne nga 500 mije euro per te kalu vetting
PërgjigjuRri urte se do te fusin ne burg per agjitacion e propagand.Burgu eshte per fukarain qe del pa leje.Ketyre mire qe nuk i japin nje medalje.