Dorian Duçka, djali i hallës së Ilir Metës mbi katër orë në SPAK! I pyetur për çështjen Mc Gonigal

26 Tetor 2023, 15:10| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 20:24

  • Share

Prokuroria e Posaçme ka marrë në pyetje për mbi katër orë, Dorian Duçkën, ish zëvendësministër dhe këshilltar i jashtëm në qeverinë shqiptare. Rreth orës 15:00 ai ka hyrë në zyrat e Prokurorisë së Posaçme ku ka qëndruar deri në 19.10.

Burime nga SPAK, për Report Tv bëjnë me dije se Duçka është marrë në pyetje për aferën me zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal. Vetë dëshmitari, në dalje të SPAK, s'pranoi që të komentojë se për çfarë është marrë në pyetje.

“Mund të pyesin departamentit e drejtësisë në Amerikë”, deklaroi Dorian Duçka pasi u pyet nga gazetarët në lidhje me çështjen Mc Gonigal. Ndërkohë mohoi se është thirrur për hetimet që po kryen prokuroria në lidhje me aferën Cez-Dia.

Më 25 shtator të këtij viti Gazment Bardhi, bëri një kërkesë në SPAK për informacion në lidhje me hetimet për çështjen e ish-zyrtarit të lartë të FBI-së, Charles McGonigal dhe lidhjeve me kryeministrin Edi Rama. Bardhi risolli në vëmendje kallëzimin penal të kryer nga PD në janar të këtij viti, ku akuzonte kreun e qeverisë Edi Ramën lidhur me aferën McGonigal.

Sipas Bardhit, Rama ka kryer 4 veprave penale: 1. Korrupsion aktiv i nëpunësve të huaj publikë; 2. Deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë; 3. Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale; 4. Grup i strukturuar kriminal dhe kryerja e veprës penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Ora 19:15
Prej 4 orësh merret në pyetje nga SPAK, Dorjan Duçka del i qeshur nga prokuroria

Dorian Duçka, ish-zëvendësministër i energjetikësdjali i hallës së Ilir Metës, pas 4 orësh ka dalë nga SPAK, nuk ka pranuar që të bëjë koment se per çfarë u mor në pyetje nga Prokuroria e Posaçme.

I pyetur në lidhje me çështjen e Mc Gonigal, Duçka tha se duhet të shkojnë që të pyesin DASH.

‘Shkoni dhe pyesni Departamentin e Amerikan në Shtetit’.- tha ai, ndërsa u buzëqeshi gazetarëve.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me kallëzimin për aferën Cez-Dia.

Gazetarët: Për Cez-Dia?

Duçka: Jo

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 27/10/2023 08:35

    Nuriancenka, po Rama a duhet te arrestohet?

    Përgjigju
  • Nuriancenka: 26/10/2023 21:13

    Mcgonal 1 te merete pyete dhe te arestohet ilir META 2 LUZIM BASHA TE ARESTOHET 3 TE MARI NE PYETE ARBEN AMETA 4 TE MERETE NE PYET DHE TE ARSTOHETE MSRKO DAJTI DHE TE MARI PYETE ILIR BEQJACDHETE ARESTOHETE TE MERETE BE PYETJE LEGA ZOGU T MERETE GAZE BARDH DHE TE ARESTOHETE TE MERETE NE PYETJE VANGJEL DULE DHE TE ARESTOHETE

    Përgjigju
  • Tili: 26/10/2023 21:11

    Kungull me sy

    Përgjigju
  • Likja: 26/10/2023 20:58

    E hangri edhe Likja

    Përgjigju
  • Notari I Liqeneve: 26/10/2023 20:04

    Ca i duhen milionat me ate surrat LOL

    Përgjigju
    • Disko Partizani: 27/10/2023 03:20

      Hahahahahaha fiks o notar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?