Dorian Koçi: Imazhi i Shqipërisë në Angli, çfarë rrëfejnë arkivat e shkruara nga udhëtarët e huaj

4 Dhjetor 2019, 10:24| Përditesimi: 4 Dhjetor 2019, 11:12

  • Share

Në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, Gadishulli i Ballkanit njihej shumë më pak në Europë, sesa kolonitë e saj nëpër botë...!

Studiuesi dhe historiani Dorian Koçi shprehet se kjo mosnjohje reflektohej drejtpërdrejt edhe në librat e gjeografisë, ku këto territore, përfshi dhe Shqipërinë tonë, quheshin thjesht provinca të Turqisë, por paradoksalisht për emërtimin e lumenjve dhe maleve të tyre përdorej ende onomastika e vjetër Greko-Latine.

Përse, duke nisur që nga fundi i 1700-s, dhjetëra udhëtarë europianë vërshuan në trojet shqiptare. Këto pikëpyetje dhe kërkimet e vazhdueshme të studiuesit Dorian Koëi çuan në hartimin e librit “Imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në Angli.” 

Në këtë libër Koçi ka shkruar për udhëtimet dhe veprat e autorëve anglezë që bën eksplorimin e viseve shqiptare si Bajroni, William Leake, Edwuart Leair, Editth Durham, etj......

“Franca dhe më vonë Anglia e gjetën veten shumë shpejt në “aktorë” dhe “faktorë” të rëndësishëm politikë, kulturorë dhe socialë në teatrin diplomatik të këtyre viseve. Kjo prani evropiane dhe rinjohjeje u  përforcua më tepër nga një fenomen i ri-Udhëtimi.”, thotë Dorian Koçi në intervistën e dhënë ekskluzivisht për Report TV

Dorian Koçi, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë, është autor i disa librave, shkrimeve dhe eseve që kanë të bëjnë me historinë, letërsinë dhe trashëgiminë kulturore.

Në panairin e librit Tirana 2019, Dorian Koçi u prezantua me librin e tij të ri imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në Angli. Ky libër vjen pas disa veprave të mëparshme që janë “Gjenealogjia e Ali Pashës”, “Pikëtakime historike kulturore identitare”, etj. Gjithashtu, Dorian Koçi është bashkautor i vëllimit akademik “Çamëria, vështrim historik dhe etnokulturor” me Pëllumb Xhufin, Bashkim Kuçukun dhe Hajredin Isufin.

Intervista

Libri juaj më i fundit është “Imazhi i shqiptarëve në Angli”. Përse ju si studiues, si historian keni rendur pas këtij imazhi që kanë të huajt për vendin tonë?

-Imazhi historik në botën e sotme moderne është shumë i rëndësishëm për të projektuar çështje të rëndësishme të identitetit kulturor, sesi ne perceptohemi në Europë. Dhe unë mendoj se një pjesë e rëndësishme për të perceptuar se çfarë imazhi kemi në Europë, është krijuar nga letërsia e udhëtimeve. Për këtë arsye unë kam zgjedhur udhëtarët britanikë, sepse ata në fakt janë udhëtarët e parë që vijnë në Shqipëri, sigurisht që ka pasur udhëtarë francezë, gjermanë dhe austriakë më vonë, por vizita e Lord Bajronit në vitin 1809, merret, pra, si një pikë kthese që Shqipëria pas një heshtje apo shurdhërie gati 250-vjeçare që nga vdekja e Skënderbeut, fillon e të ridalë sërish në tekstet e Euruopës në tekste akademike dhe në tekste historike. Kjo ka qenë një nga arsye që më ka detyruar duke ndërthuru disa nga disiplinat shkencore për të nxjerrë një rezultate të përgjithshme se cili është ky imazh i shqiptarëve për të përcaktuar sesi si na panë William Leake, Edwuart Lear, Editth Durham, apo disa gra angleze në një perspektivë tjetër të letërsisë feministe dhe si e panë ato Shqipërinë në këto 130 vjet. Dhe unë besoj se është fillimi i një projekti të madh. Shkenca shqiptare, e cila deri më tani ka qenë një shkencë që studion ose vetëm histori ose vetëm antropologji, ose sociologji, ka ardhur koha që të studiojmë në ndërthurje të tria  disiplinat shkencore, sepse kur njeh shumë mirë të shkuarën atëherë jemi në gjendje që të krijojmë edhe perspektivat e reja për të ardhmen.

Prapa skenës së ardhjes së turistëve, apo të vizitorëve të rastësishëm anglezë në Shqipëri, a ka një marrëdhënie historike apo diplomatike mes dy vendeve mes 800-ës dhe 900-s?

-Kjo  është pjesë e kërkimeve tona shkencore. Ne mund të themi se në vitin 1456 kalorësi John of Newport  merr pjesë në betejat e Skënderbeut, ai merr pjesë bashkë me 100 harkëtarë britanikë në këto beteja dhe është i deleguari i Papës së Romës për krahinat e Dalmacisë apo të Shqipërisë, dhe dihet relacioni i tij i famshëm që i shkruan Papa Kalisit të tretë, që nëse bie rezistenca shqiptarë së shpejti turqit do të jenë në Romë. Ne kemi dhe një shëmim shuam të rëndësishëm kur mbretëresha e  Anglisë, Elisabeta e Parë shkruan në librin e lutjeve që “data 7 janar, data kur vdiq Skënderbeu, princi i Epirit që ngadhënjeu mbi osmanët. Pra këto kontakte kanë qenë të hershme mes botës Adriatike dhe botës anglosaksone.

Por viti 1809 merret si një vit i rëndësishëm për shkak të vizitës që bënë bën Lord Bajroni dhe teksteve që ai prodhon. Kemi tekstin e mrekullueshëm të “Çajld Haroldit” në 1812-n nga përshtypjet e vizitës së tij në 1809-n. Madje fillimin e vizitave e ka Janinë, kryeqyteti i Shqipërisë në vitin 1809. Dhe është poema ajo që me fjalët e Bajroni thuhet që “U ngrita dhe u zgjova të nesërmen i famshëm”, sepse u shit 30 mijë kopje brenda një dite çka do të thotë që ishte një sukses. Kemi rrëfimet orientale të Bajroni në poezi që janë përkthyer edhe në shqip që e  marrin tekstin nga ngjarjet dhe kontakti i tij me shqiptarët, të cilat janë bërë pjesë e analizave të shkruara në libra. Më vonë kemi edhe librat e Leake, librat e të cilit në Britani, në fillim të shekullit të 19-të, nuk është se janë drejtpërdrejtë pozitive sepse ato ngjarjet në terrene nuk i saktësojnë por kalojnë nëpër prizmin e orientalizmit apo paragjykimeve, por ato u përdorën gjerësisht nga Rilindësit  tanë për të zgjuar ndërgjegjen e shqiptarëve. Paragjykime ishin ndaj tjetrit, sepse nuk shihej si e barabartë një pjesë e popullsisë shqiptare kishte përqafuar islamin. Paradoksi qëndronte se shpeshherë, Bajroni kudo që shkonte edhe ne Greqi tek arvanitasit apo shqiptarët, dhe ngjarjet apo zakonet i ndante vetëm në bazë të perceptimit fetar. Apo dhe të ndarjes lindje perëndim, që është një ndarje që me të drejtë e kanë shpjeguar si një lloj kolonializmi kulturor; për arsyen përse gjithë  këto ngjarje të historisë së hershem si Dodona, Butrinti, le të themi ka ndodhur pikërisht në këto vende, jemi ne britanikët që duhet t’i kemi, sepse kjo popullsi nuk e ndjejnë. Por, pas kësaj ka një lloj trajektoreje simpatie siç janë shkrimet e Meri Edith Durhan, e të tjerë që sa vijnë e bëhen më pozitive.

Nëse u referohemi personazheve të librit tuaj, secili besoj ka një temë më vete. Çfarë gurësh të çmuar kanë lënë secili për imazhin e Shqipërisë për librin tuaj përmbledhës?

-Unë do të thosha që koleksioni i çmuar i pikturave që la Eduward Lear është një gjë e mrekullueshme që ka një ndikim të madh jo vetëm tek të huajt por edhe në botën shqiptare. Dhe është interesante të shohësh sesi ne kemi qenë 100 vjet më parë apo 120 vjet më parë. Udhëtimi i Edwart Lirit është shndërruar në një intenera turistik nga të gjithë britanikët dhe turistët e huaj, ata që duan të shikojnë të bukurën e Shqipërisë dhe sublimen.  Po kështu tekste e Willima Martin Leak, janë të mrekullueshëm, sepse ato rrëfejnë për një të shkuar dhe për lidhje me të sotmen, mjafton që të kemi në vëmendje që dëshmia e Apolonisë, që pikturon kolona  e shtyllës që ekziston edhe sot, dhe ka një të dhënë, sepse janë prishur ato kolona, sepse pashallarët e Berati i merrnin ato kolona për të ndërtuar atë që quhet porta e pashait. Pra ka edhe të dhëna të tilla. 

Nëse iu referohemi arkivave angleze, ku mund t’i gjejmë pjesën më të madhe të këtyre autorëve, që kanë shkruar, pashkruar, apo që kanë hedhur në kronikat e kohës, të dhënat për Shqipërinë?

- Arkiva shumë të pasura ka Universiteti i Oksfordit, për sa i përket Ë M. Leak, për fat të mirë janë përkthyer disa edhe në shqip, në Universitetin e Kembrixhit gjendet arkivat e Bajronit. Ka shumë në arkivat shtetërore britanike, ku gjen të dhëna qoftë edhe për luftën e Dytë Botërore që ka pasuruar me të dhënat për historinë. Ne kemi ftuar edhe zonjë, Patricia Nugee apo Tish, siç e thërrasin të gjithë shqiptarët, e cila ka koleksionin e saj të famshëm me vepra për Skënderbeun me 37 libra shumë të rrallë në muzeun kombëtar në 550-vjetorin e Skënderbeut.

Ka dokumente për Shqipërinë në Bibliotikën Mbretërore?

Unë besoj se neve në 107 vjet shtet, ne nuk kemi përpjekje të mëdha për kërkime shkencore në vendet europiane. Dhe besoj se ende ka. Pjesën më të madhe e kanë bërë albanologët, por jo gjithmonë të lidhur ngushtë me temën që kanë studiuar, të mos harrojnë pjesën më të rëndësishme të stratiotëve që është e pastudiuar mirë. Dhe unë besoj se do të ishte në nderin e institucione kulturore të bëhen kërkime në vendet europiane, se aty studentë e  mund të kërkojnë e gjejnë dokumente. Unë dua të kujtoj se Fan Noli kur ka bërë historinë e Skënderbeut, ka bërë kërkime të veçanta në Itali dhe në arkivat shumë të rëndësishme europiane, ndaj i kujtoj se të gjithë ata që duan të bëjnë një studim, i gjejnë në këto arkiva.

Barjoni ka lënë shënime për Tepelenën që është dhe vendlindja juaj?

-Sigurisht janë shënimet e këngës së Çajd Haroldit, ku gjen vargje si : “nuk mund ta harroj atë natë që hyra në Tepelenë.”  Apo “Nuk mund ta harrojë atë natë muzgu në Tepelenë që i kujtonte një atmosferë malore ku edhe në oborrin e Ali Pashës, ai sheh njerëz të komete dhe racave të ndryshme, dhe çudit që Ali Pasha kishte një komitet të tërë multikulturor. Prandaj në Tepelenë ka një sheh dhe një pllakë, që i dedikohet Bajroni, por sigurisht poeti Bajron duhet të ketë një bust në Tiranë, po ashtu edhe Edith Durhan se janë njerëz që ngjallën emrin e Shqipërisë, atë herë kur ajo kishte vërtetë shumë nevojë për të zgjuar imazhin e saj në rrafshin ndërkombëtar.

Përse mund t’i ketë ndodhur kjo rënie ne dashuri e dijetarëve dhe albanologëve të huaj për Shqipërinë në atë periudhë?

- Shqipëria është një vend, i cili për ata  që për ata që jetojnë shpeshherë këtu nuk arrijnë ta kuptojnë, ndërsa për ata që jetojnë jashtë Shqipërisë është një vend që përherë ndërthur disa elementë. Dhe unë besoj se e bukura, sublimja me karakterin e shqiptarit me gjetjen e disa karakteristikave të asaj kohe të ruajtura në ndërgjegjen e shqiptarit si mikpritja dhe Bujaria u krijonte një atmosferë të ngrohtë këtyre udhëtarëve, dhe unë besoj se përkundër kësaj vëmendje është etnotipi shqiptar që është ende i pastudiuar, nëse etnotipi grek, etnotipi sllav apo francez është trajtuar, e ky etnotip vazhdon të ruajë në guaskën e vetë disa pjesë karakteristike të shqiptarit, që edhe sot e kësaj dite i bën ata të ndjejnë kërshëri. Ish konsulli i Francës, Fransua  Pouqueville, në shënimet e tij thotë se “Nuk kam parë një popull tjetër që myslimanë dhe të krishterë të trajtojnë njëri-tjetrin si një popull si një komb, si pjesëtarë të një familjeje të madhe. Arsyeja pse ndodh nuk ka arritur ta kuptojë këtë, por ja që ndodh dhe kjo i bënë shqiptarët të veçantë. Por unë e mendoj se ka ardhur koha që albanologjia të bëhet nga shqiptarët, pra të studiohet nga shqiptarët dhe të nxjerrin në dukje dhe ta bëjnë pjesë të disiplinave shkencore  këtë pjesë të etnotipit shqiptar, në mënyrë të tillë që t’ia prezantojmë botës, pra çfarë janë shqiptarët, ku kanë dashur të arrijnë shqiptarët dhe ku synojnë të arrijnë. 

Cili do të jetë libri i radhës?

-Shqipëria në fillimet e luftës së ftohtë në  1946-1953, në një kapitull të rëndësishëm që është ‘43-‘46 fillimet e kësaj lufte , sepse unë besoj se njohja e historisë moderne shqiptare influencon dhe ndikon shumë në marrëdhëniet ndërkombëtare që ne do të krijojmë. Unë besoj shumë se krijimi i një identiteti shqiptar dhe një etnotipi të sjelljes shqiptare do të arrijë të rrëzojë disa kështjellash të paragjykimeve për shqiptarët sot në Europë, të rrëzohen dhe të arrijnë e të shikojnë këtë ane të larmishme të komunikimit kulturor me Shqipërinë...  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?