Dorian Teliti: Pagat e administratës publike u rritën për t'i bërë presion sektorit privat! Banorë ikin, punonjësit publik shtohen

20 Qershor, 22:40| Përditesimi: 20 Qershor, 23:12

  • Share

 

Këshilltari bashkiak i PD-së në bashkinë Tiranë, Dorian Teliti shprehet në 'Frontline' se taksimi 15 23% ka bërë që një pjesë e mirë të shpall falimentin.

Teliti: Problematika sot, kryeministri thotë do rris pagat për të bërë presion sektorit privat. Çfarë politikash duhet marrë marrë si qeverisje për të rritur e sektorit privat, fuqinë e sipërmarrjes dhe biznesit. Kemi masën e fundit, të profesionistëve të lirë. Edhe tashmë futen tek taksimi 15 23 %. Një pjesë ka shpallur falimentin. Nuk bëhet rritje page për presion privatit.

Resulaj: Për të rritur konkurrueshmërinë.

Teliti: Rritet kur rritet produktiviteti. Çfarë produktiviteti keni rritur ju në administratën publike? Për zyra të më të mira, keni investuar? Po si shpjegohet që rritet numri i administratës dhe ikja e njerëzve është e madhe. Bujqësia në rajon është e fundit për subvencione. Më pak banorë, më pak shqiptarë në Shqipëri, është ulur numri i maturantëve. Vetëm ju keni ulur numrin e maturantëve dhe keni dështuar në çdo lloj fushe. Sektori privat vuan sot për fuqi punëtore.


Lajmi kryesor:

Rritja e pagave për administratën/ Spahiu në 'Frontline': PS-PD në 34 vjet nuk ndërtuan asnjë azil pleqsh


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?