Augsburg 2-1 Dortmund

Dortmund i brishtë, Augsburg e përmbys 2-1! Leipzig tri pikë për kreu momental, Leverkusen barazon 2-2

26 Tetor, 17:35| Përditesimi: 26 Tetor, 20:36

  • Share

Bundesliga gjermane e futbollit vijon këtë të shtunë me raundin e tetë, aty ku nuk munguan surprizat.

Augsburg ia doli të merrte tri pikë duke fituar 2-1 me përmbysje kundër Dortmundit. Malen kaloi miqtë në epërsi pas katër minutave lojë, ndërsa Maurice me dopietë përmbysi ndeshjen.

Në "Red Bull Arena" Leipzig mposhti pastër 3-1 Freiburgun dhe merr kreun, në pritje të ndeshjes së nesërme të Bayern Munich. Ishin miqtë që me Doan shënuan të parët, para se "Demat" të përmbysnin me Orban, Geertruida dhe Openda.

Në ndeshjet e tjera, Stuttgart fitoi 2-1 kundër Holstein Kiel, ndërsa St. Pauli barazoi pa gola me Uolfsburg. Në orën 18:30 Uerder Bremen barazoi 2-2 ndaj Bayer Leverkusen.

Bundesliga, raundi 8-të:

E shtunë, 26 tetor 2024

15:30

Augsburg 2-1 Dortmund

RB Leipzig 3-1 Freiburg

St. Pauli 0-0 Uolfsburg

Stuttgart 2-1 Holstein Kiel

18:30 Uerder Bremen 2-2 Bayer Leverkusen

Renditja:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?