Po luhet akti i dytë mes Milanit dhe Club Brugge. Njësoj si tre vite më parë në negociatat për Charles De Ketelaere, kuqezinjtë po përballen përsëri me rezistencën e klubit belg për Ardon Jasharin. Talenti shqiptar i mesit të fushës është i shumëkërkuar në merkato dhe Igli Tare udhëtoi personalisht në Belgjikë për të bindur klubin e Brugge, i cili nuk lëviz poshtë 35 milionë eurove.
Mediet në Itali bëjnë me dije se për Jasharin në garë është futur edhe Dortmund, i cili pret të arkëtojë 65 milionë euro nga shitja e Gittens te Chelsea dhe këtë shumë të majme do e përdorë në merakto. Me Milanin që ofertën finale e ndali te 30 mln euro dhe Brugge që kërkon 35, duket se Dortmund mund të përfitojë nga situata.
Drejtori Sportiv i Milanit, Igli Tare është i bindur te dëshira e 22-vjeçarit, por Brugge nuk po bindet për shumën finale. I afruar në Belgjikë një vit më parë për vetëm 6 milionë euro, Ardon Jashari spikati me fanellën zikaltër dhe disa-fishoi vlerën e tij në treg.
Tanimë ende nuk ka një vendim final, por nga gara mes Milanit dhe Dortmundit për shqiptarin e Zvicrës më i fituar pritet të dalë Club Brugge.
Komente
