Sport

Dortmund i 'tërbuar' nga humbja me Bayern, fitore pa mëshirë kundër Paterborn-it (VIDEO-Golat)

1 Qershor 2020, 10:47| Përditesimi: 1 Qershor 2020, 11:47

  • Share

Dortmund është treguar i pamëshirshëm në transfertën e javës së 29 të Bundesligës kundër Paterborn-it të Klaus Gjasula. Një javë pas disfatës me Bayern-in, që me shumë gjasa u ka kushtuar titullin, verdhezinjtë shpërthyer duke fituar me shifrat 1-6.

Askush nuk do ta mendonte se pjesa e parë u mbyll me porta të paprekura, ndërsa për të parë golin e parë duhet të vinte minuta e 54, me Torgen Hazard që nuk e pati të vështirë për të realizuar me portën e boshatisur. Vetëm tre minuta më pas Jadon Sancho dyfishoi, ndërsa vendasit, që në këtë ndeshje nuk e kishin mesfushorin e kombëtares tonë për shkak kartonash, ngushtuan diferencën me penallti.

Gjithsesi shpresat për pikë të Paterborn-it do të zgjasnin shumë pak, pasi 2 minuta më pas sërish britaniku Sancho dërgoi shifrat në 1-3. Tre golat e tjerë për skuadrën e Lucien Favre do të realizoheshin në 5 minutat me fundit, me Hakimin dhe Schmelzer, të cilët vendosën emrat e tyre në listën e golashënuesve para se Jadon Sancho të realizonte golin e tretë personal dhe të stamponte shifrat përfundimtare të takimit.

5 javë para përfundimit të kampionatit Dortmund renditet në vendin e dytë me 60 pikë, 7 më pak se Bayern-i i vendit të parë.

 

Ndeshja tjetër e ditës së dielë të Bundesligës, mes Borusia Monchengladbach dhe Union Berlonit përfundoi me shifrat 4-1 në favor të vendasve. Me këtë fitore Monchengladbach mban vendin e tretë në klasifikim, ndërsa Mainz rrezikon të zbresë në zonën e ftohtë, atë të rënies nga kategoria.

Ne.k./b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?