Dortmund s'fal as këtë javë, fiton edhe Leverkusen, barazim me gola për Paterborn-in e Gjasulës

23 Maj 2020, 17:37| Përditesimi: 23 Maj 2020, 17:42

  • Share

Sot janë luajtur disa ndeshje të javës së 27 të Bundesligës, ose ndryshe të javës së dytë që prej rinisjes për shkak COVID-19. Borussia Dortmund nuk i ka disktuar tre pikët në transfertën kundër Wolsburg, duke fituar me rezultatin e pastër 0-2. Fillimisht do të ishte Guerrero ai i cili do të zhbllokonte në minutën e 32 pas një asisti të Hazard, ndërsa për tre pikët firmosi Hakimi që brenda zonës finalizoi një asisit të Jadon Sancho-s.

Sakaq në ndeshjet e tjera Bayern Leverkusen mposhti 1-3 Burusia Monchengladbach, Freiburg humbi në shtëpi 0-1 me Werder Bremen ndërsa Paderborn i Gjasulës barazoi 1-1 me Hoffenhaim. Të premten Hertha Berlin mposhti 4-0 Union Berlinin.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?