Bosussia Dortmund ka bërë një hap fals në garën për titullin kampion në Bundesligën gjermane. Në ndeshjen e 30-të të kampionatit, skuadra e drejtuar nga Erdin Terzic nuk ka arritur më shumë se një barazim kundrejt skuadrës së Bochumit.
Ndeshja e luajtur në stadiumin Vonovia Ruhrstadion’ u mbyll me rezultatin 1-1 duke rezultuar zhgënjim për “verdhezinjtë”.
Të parët kaluan në avantazh vendasit me Anthony Losilla-n në minutën e pestë të ndeshjes ndërsa për Dortmundin shënoi Karim Adeyemi dy minuta më vonë.
Pas këtij rezultati Borussia Dortmundi ka 61 pikë në krye të tabelës, me vetëm dy pikë më shumë se Bayern Munchen, që ndeshjen e kësaj jave e luan të dielën, kundër Hertha Berlinit.
Ndërsa Bochumi ndodhet në pozitën e 15-të me 28 pikë.