Bayer Leverkusen dhe Dortmundi barazuan 1-1 për javën e 13-të në Bundesligën gjermane të futbollit. Pas 14 fitoreve radhazi në të gjitha kompeticionet, "Aspirinat" e Xabi Alonsos morën një barazim në shtëpi, duke vijuar të jenë sërish në vendin e parë.
Dueli u zhbllokua nga Dortmundi që në minutën e pestë me golin e Ryerson. Vendasit ia dolën të siguronin golin në minutën e 45+2 me Uirtz, por VAR e anulloi për pozicion jashtë loje.
Gjithsesi në pjesën e dytë ishte Boniface që në minutën e 79-të vendosi ekuilibrat për 1-1. Me 13 ndeshje të luajtura, Leverkusen kryeson renditjen me 35 pikë, tre pikë më shumë se Bayern Munich që ka një ndeshje të prapambetur kundër Union Berlin. Me 25 pikë Dortmund mban pozitën e pestë në tabelë.