Sali Berisha

Frrok Çupi: Doruntina në bulevardin e vdekur

22 Dhjetor 2021, 13:11| Përditesimi: 22 Dhjetor 2021, 13:13

  • Share

Pendesa e fundit e Kostandinit:

Pse nuk e kishte shpallur Doruntinën ‘dëshmore’ të atdheut, por e la veç me një varr. 30 vjet, e nuk e kishte bërë këtë gjë!  Ideja i erdhi në kokë dje kur po niste zbarkimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Po të ishte Doruntina ‘dëshmore’, ajo menjëherë do të deklaronte se ndodhej në bulevardin që i përket asaj…

Por edhe kjo ide u fik në momentin kur Sali Berisha u shfaq në derën e hekurt të PD, ish- SHQUP, dhe aty u step. Iu bë sikur rrasa e gurtë që mbulon Doruntinën e vdekur nuk mund të hapej kurrë për të, dhe u largua me qëllime bizare, ndoshta do të kthehet nesër te ‘varri’. PD, domethënë  ‘Doruntina’, nuk është më për kalin e Berishës; edhe kjo ide ka vdekur.

Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’ iu duk larg, shumë larg, sa në Jutbinë. Bulevardit glorifikues të Musolinit dhe Hoxhës iu avit çalë- çalë, si ta kishte Doruntinën jo në kalë, por mbi shpatulla. Një ëndërr e keqe. Tetë bodyguardë (që në kohën e Kostandinit quheshin mercenarë) po i bënin hije të keqe.

Saliu kishte ardhur në bulevard me një ide gjiganteske për të shembur gjithë Ballkanin, edhe ‘Ballkanin e Hapur’, por s’po e mbanin vegjët. Filloi të mërmërisë me vete, dhe për këtë nisi të urrejë rojat që po ia shikonin dobësinë.

Mërmërima me vetveten:

E para, po sa pak shahitë paskan ardhur në ditën e Doruntinës. Rreth tij priste që të vinte ‘populli mbarë’ në mburravecllëkun e Berishës. Po veç pak kosovarë e pak tropojanë, sa pesë sofër burra kishin ardhur në bulevardin e vdekur. Vajmedet për këtë ditë- mërmërinte Saliu.

E dyta, mërmërima inatçore:

Ah more ‘Ballkan i Hapur’… I erdhi në kokë pamja e rrasës së mbyllur te dera e Partisë Demokratike, dhe iu bë se për të tjerët çdo gjë është i hapur, edhe Ballkani vetë ku ka ndodhur Balada e Kostandinit. Veç për Berishën janë mbyllur të gjitha. Aty u nxeh keq; por s’e mbanin leqet. Bodyguardët janë e zeza e të zotit, se ata shikojnë e shënojnë çdo gjë.

Mërmërima me bodyguardët:

Të gjithë ata duket se kanë dalë nga e njëjta kuti: Secili me mjekër të zezë. Duket se që nga data 9 shtator, kur Berisha u përjashtua nga Parlamenti i PD, tetë bodyguardët janë depozituar në një bunker të madh, derisa t’u rritej leshi në fytyrë.

Ata duheshin ‘me leshra të frikshëm’ për këtë ditë në bulevardin ‘e vdekjes’. Saliu kishte menduar se këtu do të vdiste vendimi amerikan për ‘non grata’, por ndodhi e kundërta. Bodyguardët ishin tetë, i nënti Berisha. Të nëntë janë kompozuar si nëntë malet e Baladës së Doruntinës; këta do të kapërcenin nëntë male… Por miti ra në bulevardin ‘Dëshmorët…’

Mërmërimë me të rënët:

Të gjithë ata që u mblodhën rreth ‘Doruntinës’, të gjithë janë të rënë. I pari është vetë vëllai, Saliu. Ky erdhi në histori mbi kalë dhe po ikën më këmbë. Kur po zbriste nga podiumi ku mbajti fjalë e i dha porosi Amerikës (si të fliste me Doruntinën e gjallë), bodyguardi i futi krahun, e mbajti peshë dhe e zbriti në gurët e bulevardit. ‘Tash po shkojmë në shpi, vëlla, se nuk mban më’, i mërmëriti roja në veshë.

I dyti hipi në podium ish- presidenti Nishani. Atë e mbajtën për krahësh edhe kur hipi, por edhe kur zbriti. Fatkeqësisht, gjatë gjithë presidencës së tij, sëmundja e rrëzoi dhe e bëri ta marrin për krahësh. Kësaj nuk ke ç’i bën; por nuk ka shtet në botë që mban një president ‘për krahësh’. Tani, me rastin e  Doruntinës, popullit shqiptar, të njëjtët po i ofrohen ‘për të ardhmen’.

E treta, hipi, por nuk donte të zbriste ish deputetja e një ish- presidenti të një ish-parlamenti në Kosovë. Dëshmia nuk e regjistroi emrin e saj. Vetëm një gjë dukej se e kishte të përtërirë që nga koha kur mbahej mend: dhëmbët e gojës. Kjo grua kosovare deklaroi se Saliu ishte vetë ‘legjenda’.

Saliu ngriti pak sytë dhe iu bë se bash kjo ishte ‘Doruntina’. E gjeti të gjallë më në fund; nuk i duhet më as PD as Ballkani!. Ky qe edhe momenti kur Saliut i ndriti gëzimi: “Ja pra që Doruntina ndodhet këtu, pranë meje!’.

Më shumë u gëzua se iu bë sikur Amerika nuk ia paska rrëzuar dot Mitin… Dhe morën rrugën për në shtëpi. Bulevardi ‘Dëshmorët…’ po përjetonte vdekjen.

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • PENIS KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 22/12/2021 18:39

    Bamir Gjylja e mban veten për fillozof. 3di Rama u përgëzua dhe nga BE për Ballkanin e bashkuar e Bamir Gjylja na bën teori pa fund si fillozof që është.

    Përgjigju
  • Katarakti: 22/12/2021 15:44

    Bamir Topi flet per moskompetencat e K/minister ne politiken e jashtme nje fare Gashi avokat ne Kosove thote se kosova nuk ka ftese zyrtare nga Beogradi ose me sakte Vucic,vetem per Kosoven?! A mund te shkoje budallaku shqiptar+kosovar deri ne kete pike! Me ftesen thote Gashi personale te Vucic Kosova njehet automatikisht! Jane keta njerez akoma ne mjerimin e tyre intelektual Vucic mund te beje shume ftesa e deklarata por jo per njhjen e Kosoves direkt! Jeta e kariera e tij, mendoj do te kishte nje fund! Jane te ftuar te 6 vendet e Ballkanit! Do te njehesh si shtet shko ne tavoline si i barabarte! Nishani,ish presidenti i semuri mendor berishian thote prisni dhe do te shikoni cmendurine e Saliut ne ditet qe do te vine! Problemi per mua te pakten qendro se Albin enveristi s'ka nivelin intelektual me te tjeret! Ne mendjt e kosovareve dhe verioreve saliniane le shume per te deshiruar! Jane akoma ne kullen e tyre!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?