Ramush Haradinaj dhe Ilir Meta

Politikë

Dorëheqja e Haradinajt/ Meta: Krenar dhe i bindur për pafajësinë e tij, nga sot duhet të flemë më pak

19 Korrik 2019, 21:21| Përditesimi: 19 Korrik 2019, 21:32

  • Share

TIRANË- Presidenti Ilir Meta reagon për vendimin e kryeministrit të Kosovës për t'u tërhequr nga posti i kryeministrit. Ai shprehet krenar për këtë vendim duke shprehur bindje për pafajësinë e tij.

Meta thotë se nuk ka pabesi që e thyen burrin e shtetit dhe heroin e kombit duke bërë thirrje që rajoni të qëndrojë i bashkuar për të ardhmen europiane.

"Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij! Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit! Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane", thotë Meta.

Foto e postuar nga presidenti Ilir Meta

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?