Berat Albayrak, ish-ministër i financave

Dorëheqja e ministrit të financave, rritet vlera e lirës turke

10 Nëntor 2020, 10:39| Përditesimi: 10 Nëntor 2020, 10:41

  • Share

Dorëheqja e ministrit të financave turke Berat Albayrak,  duket se ka ndikuar pozitivisht në rritjen e vlerës së monedhës turke.  

Ekonomistët thanë se dorëheqja e Berat Albayrak - burrit të vajzës së madhe të Erdoganit, Esra  dhe Murat Uysal, kreut të Bankës Qendrore, gjatë fundjavës, janë sinjal se Turqia po pranon gabimet e politikës financiare dhe po përgatitet të rrisë normat e interesit, deri më tani autoritetet kanë refuzuar të ngrisin normat e interesit.

Monedha turke ka humbur gati një të tretën e vlerës së saj ndaj dollarit këtë vit dhe kishte performancën më të keqe në botë muajin e kaluar.

Dhëndri i Erdoganit, Berat Albayrak, është konsideruar si person me ndikim tejet të lartë në politikat turke, megjithatë raportohet se Erdogan ka pranuar dorëheqjen e Albayrak.

 

Komento

Komente

  • guna: 10/11/2020 10:56

    rexhepi po pergatit terrenin qe ky te jete pasardhsi i vet. Ne fillim japin doreheqjen pastaj marrin kryesimin e partiveme titullin "qe jane reformues" dhe ne fund fare perfundon qe populli e ha perseri se do te qeveriset nga e njetja dore/familje/klan.Shembulli me i mire eshte ai i PD-se ne shqiperi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?