Dosja 184/ Krimet e Rënda shpallin mos kompetencë, hetimi kalon në Prokurorinë e Dibrës

21 Gusht 2019, 12:30| Përditesimi: 21 Gusht 2019, 15:01

  • Share

E konsideruar si një nga dosjet që trazoi politikën me akuza për korrupsion në zgjedhjet lokale në 2016 në Dibër, 184 transferohet nga Krimet e Rënda tek Prokuroria e Dibrës. Vendimi për transferimin e kësaj dosje është marrë nga prokurori Klodian Braho, i cili ka shpallur moskompetencën e vazhdimit të hetimeve të kësaj dosje.

ReportTv ka mundur të lexojë vendimin e prokurorit Braho i cili ka njoftuar edhe gjykatën, me argumentin se krimet zgjedhore përfshi edhe korrupsionin pasiv dhe aktiv janë kompetencë e prokurorive të rretheve. E përkatësisht në këtë rast, e Prokurorisë Dibër ku dyshohet se ka ndodhur vepra penale.

Kjo dosje prej ditëve të para të korrikut është transferuar dhe regjistruar në Dibër, por ende nuk është shortuar për tu caktuar se cili do ta ndjek këtë hetim.

Media gjermane BIld publikoi disa pasazhe nga cd me përgjime të kësaj dosje, ku kryeminsitri Rama dhe ish ministri Damian Gjiknuri, apo kryebashkiaku aktual i Lezhës, asokohe deputet i PS Pjerin Ndreu flisnin me vartësit e tyre të PS lokale Dibër për zgjedhjet.

Në reagimet publike ata mohuan të kenë shkelur ligjin apo kryer korrupsion zgjedhorë, ndërsa pritet që hetimet që do të kryhen në Dibër të zbardhin rolin e secilit person të përgjuar në këtë dosje.

Prej më shumë se 8 muaj prokurori Klodian Braho, njëherazi prokuror i SPAK-ut mbajti këtë dosje ndërsa në një vendimarrje larg vëmendjes së medias dhe publikut, ai vendosi ta transferoj tek kolegët e tij në Dibër.

Për dosjen 184 publikisht ka reaguar edhe kryeprokurorja Arta Marku e cila është shprehur se shpejt hetimet do arrinin në një konkluzion dhe kjo dosje kishte një numër më të vogël përgjimesh nga 339, e cila përfshin zgjedhjet dhe ish kryebashkiakun Vangjush Dako në Durrës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?