Foto ilustruese

Dosja 184/ Në 15 janar seanca e parë në Dibër! Shitblerja e votave, njihuni me përgjimet e plota në dosjen e prokurorisë

9 Janar 2021, 09:19| Përditesimi: 9 Janar 2021, 11:38

  • Share

Prokuroria e Dibrës ka dërguar në gjykatë Dosjen 184 lidhur me përgjimet për shitblerjen e votave në gjatë zgjedhjeve lokale në vitin 2016. Seanca e parë gjyqësore do të zhvillohet më 15 janar ku janë dërguar të pandehur 4 emra, Robert Agën ish shefi policisë në vitin 2016, Drini Gjecin ish kreu arsimit, Nuri Meda zyrtar në njësinë administrative Tomin dhe Hasan Hotin njësia administrative Lurë.

Ata janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikon të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg. Gjatë kësaj seance, gjykata do të vendosë nëse do kalojë dosjen për gjykim apo do ja rikthejë prokurorisë për të kryer hetime të mëtejshme.  Report Tv ka siguruar dosjen me përgjimet e cila do të shkojë në gjykatë.

Në këtë dosje janë marrë të pandehur dhe disa persona të tjerë, mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli, por është kërkuar pushimi i çështjes. Sipas prokurorisë, këta persona kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj nuk mund të merrem në përgjegjësi penale. Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim.

Dosja 184 konsiston në shitblerjen e votave që dyshohet se kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve lokale në Dibër në vitin 2016. Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës. Në përgjimet e publikuara nga media gjermane BILD në përgjime ishin funksionar të lartë të partisë socialiste, ministra të qeverisë si dhe komunikime të vetë kryeministrit Rama me vartësit e tij edhe në qarkun e Dibrës.

(Kliko ketu per te lexuar dosjen 184 për shitblerjen e votes)

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 09/01/2021 15:26

    Aqufi i leshit nuk po mbroj sta te PS pir ne degjime jane dhe te PD dhe te LSI prandaj tre te dalin oara drejtesise

    Përgjigju
    • Aqif Kapertoni: 09/01/2021 20:08

      O sifiliz, po dosja 184 eshte e dibres o mavi mavria...fitoi Rivdekja ne diber me keto votat e blera. Po te kishte pd dhe lsi vjedhur vota do kishin marre bashkine ata dhe jo ps o mbetje komunisti

  • sifi: 09/01/2021 10:24

    SPAKU ka kompetence te hetoje prokurorin qe i dha kaseten e pergjimeve PD.Ky eshte akti me larte i shfrytezimit te postit publik.Ky prokuror duhet te arrestohet dhe te behet shembull per te tjeret.Hetimi i cdo ceshtje eshte sekret dhe nuk perdoret per pazare politike

    Përgjigju
    • aqif kapertoni: 09/01/2021 12:31

      Jo more, po zullumet e Rivdekjes nuk duhen hetuar eee? Vetem dalja e informacionit eshte problem per dosjen 184 ahahahahahaha, logjika e komunistave me armiqte e tyre imagjinar

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?