Foto ilustruese

Kronikë

Dosja ‘184’ për vjedhjen e votave në Dibër, shtyhet sërish seanca! 2 prej 4 të pandehurve kërkojnë gjykim të shkurtuar

8 Korrik 2021, 15:21| Përditesimi: 8 Korrik 2021, 15:28

  • Share

Është shtyrë sërish seanca gjyqësore ndaj 4 të pandehurve të dosjes 184, lidhur me akuzat për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve, në zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës, të zhvilluara para 4 vitesh.

 Nuri Meda dhe Drini Gjeci dolën sot para para togave të zeza, ndërsa kërkuan gjykim të shkurtuar, por në mungesë të avokatëve, seanca ndaj tyre është shtyrë për në datën 22 korrik.

Mësohet se katër të pandehurit kanë dy gjyqtarë dhe seancat janë zhvilluar të ndara.

Ndërkohë, seanca e radhës për dy të pandehurit e tjerë, Robert Aga e Hasan Hoti, do të mbahet me datë 12 Korrik.

Prokuroria e Dibrës përfundoi hetimet për dosjen 184 dhe mori të pandehur 4 persona, pas 4 vitesh nga zgjedhjet lokale për kryebashkiakun e Dibrës. Për të hetuarit e tjerë mes tyre kryebashkiakun aktual të Dibrës, Dionis Imeraj, dhe shtetasit Imer Lala, Arben Keshi, Bekim Krashi, afrim Mikli, është kërkuar pushimi i çështjes. Këta shtetas sipas prokurorisë kanë kryer veprën penale të shitblerjes së votës por për shkak të tejkalimit të afatit 3 vjeçar vepra penale është parashkruar, ndaj nuk mund të merren në përgjegjësi penale.

Dosja 184 kaloi të paktën 5 herë nga Dibra në Tiranë tek Krimet e Rënda dhe e parafundit në SPAK. Por SPAK shpalli moskompetencë duke i kërkuar Dibrës ta mbyll ketë hetim. 4 personat që kanë dalë sot në Gjykatë janë marrë të pandehur për shpërdorim detyre dhe kanosje të zgjedhësve dhe rrezikojnë të dënohen nga 1 deri në 7 vite burg.

Kjo dosje solli debat politik e deri në protesta kundër mazhorancës duke bërë që opozita ta akuzojë për vjedhje të votave e manipulim rezultati duke i dhënë mandatin Muharrem Ramës.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?