Dosja 339/ Apeli i Durrësit nxjerr nga qelia 5 komisionerët e zgjedhjeve

7 Shtator 2020, 13:33| Përditesimi: 7 Shtator 2020, 17:21

  • Share

DURRËS- Gjykata e Apelit Durrës, ka vendosur të lirojë nga burgu dhe caktojë masën e arrestit në shtëpi për 5 personat e arrestuar për vjedhjen e votave gjatë zgjedhjeve parlamentare, të qershorit 2017 në qarkun e Durrësit.

Gjykata Apelit, ditën e sotme la të paprekur vendimin e shkallës së parë Durrës, duke lënë në fuqi, masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për personat e arrestuar si Shpëtim Marku, Mehdi Lala, Bujar Sula, Kujtim Uruçi, Qemal Domi, dhe Armelin Zeza. Ndërkohë është lënë në detyrim paraqitje Zyrha Lala.

Ndërkohë urdhëroi ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, duke nxjerrë nga masa e arrestit në burg në arrest shtëpie, personat e arrestuar Shpëtim Stafa, Fredi Marku, Emiljan Tuda, Redi Hysa Dalvis dhe Biba. 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?