GJKKO

Dosja 339 për tjetërsimin e pronave në Shëngjin, dënohet me 6 vite e 6 muaj burg juristi Bledar Cara

6 Maj 2022, 12:04| Përditesimi: 6 Maj 2022, 12:10

  • Share

GJKKO ka vendosur të dënojë me 6 vite e 6 muaj burg juristin e hipotekës së Lezhës, Bledar Cara. Me këtë vendim mbyllet dosja 339.

Ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Bledar Cara ka lidhje me abuzimin e pronave në Tale, Shëngjin dhe Rana e Hedhun. Së bashku me disa të tjerë në bashkëpunim akuzohen se kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetar.

Në përditësim...

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?