Kronikë

Dosja 5D/ GJKKO dënon me 4 vite burg 5 ish-zyrtarët e Bashkisë Tiranë për ‘shkelje të barazisë në tenderë’! Përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar

17 Qershor, 13:09| Përditesimi: 17 Qershor, 16:06

  • Share

TIRANË- 4 vite burg gjithsej për 5 të pandehur ka dhënë GJKKO për një prej fraksioneve të dosjes ‘5D’, që nisi si hetim ndaj 3 ish drejtorëve të bashkisë së Tiranës.

Në fraksionin për shkelje në tendera për rastin “Tirana Parking”, u dënua me 1 vit burg Eglantina Zeren, e cila paracaktoi fatin e procesit tenderues.

Eglantina Zere, në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”  në bashkëpunim, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi, Rivjola Baxha dhe Kristo Zhulati, anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, kanë avantazhuar  5D për rikonstruksionin e sheshit të parkimit te Selman Stermasi në tetor 2019.

Zere do të vuajë 9 muaj burg, për shkak se 1/3 i ulet nga gjykimi i shkurtuar. Me nga 9 muaj u dënuan  edhe 4 të pandehurit e tjerë në këtë proces,  të cilët gjithashtu përfituan ulje dënimi në 6 muaj heqje lirie. 

Gati 3 javë më parë Gjykata e Posaçme shpalli vendimin për fraksionin e dytë të dosjes 5D, duke dënuar drejtoreshën e Klubit Sportiv Tiranë Deborah Keçi dhe 3 të tjerët, Teuta Guri, Renaldo Gjerazi dhe Jetjon Mera. Të gjithëve iu shndërrua dënimi në shërbim prove.

Për dosjen e famshme “5D” vijon gjykimi më I rëndësishëm ndaj ish drejtorëve të Bashkisë së Tiranës.  Tre ish drejtorët Redi Molla, Taulant Tusha, Mariglen Qato dhe të pandehurit e tjerë Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhametllari po gjykohen me proces të zakonshëm.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?