SPAK

Kronikë

Drejt gjykimit, SPAK përforcon dosjen '5D' me 2 prokurorë

8 Janar, 12:25| Përditesimi: 8 Janar, 12:44

  • Share

Hetimit të dosjes “5D”, i shtohet krah Klodian Brahos, edhe prokurorja e posaçme Anila Jella. 

SPAK ka kërkuar nisjen e gjykimit, por seanca paraprake u shty për më 28 janar për shkak se mungonte një nga avokatët e të pandehurve, të cilët siç mësohet jo zyrtarisht, do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

Sipas Prokurorisë së Posaçme, ish-drejtori i UKT Redi Molla dhe ish-drejtor i IMT Mariglen Qato janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve, ka rezultuar fituese në 11 tenderë pranë bashkisë brenda 6 viteve.  

Ata akuzohen për korrupsion pasiv dhe mosdeklarim të pasurive, ndërsa gjatë hetimeve SPAK i shtoi edhe akuzën e pastrimit të parave.   Taulant Tushe, akuzohet për shkelje të barazisë në tenderë kur mbante postin e kreut të Drejtorisë së Planifikimit të Punëve Publike

SPAK përcolli më 26 dhjetor 2024 kërkesën në Gjykatë për nisjen e gjykimit ndaj zyrtarëve, ndërsa njoftoi përfundimin e hetimeve paraprake.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?