Gjykata e Posaçme

Kronikë

Dosja ‘5D’/ Mungoi një prej avokatëve, GJKKO shtyn për më 19 maj gjyqin ndaj tre drejtorëve të Bashkisë dhe të tjerëve! Mbrojtësit: Pse u rrëzua gjykimi i shkurtuar

30 Prill, 15:51| Përditesimi: 30 Prill, 15:55

  • Share

Tiranë- Shtyhet seanca për vijimin e gjykimit në themel në Gjykatën e Posaçme, për drejtorët e Bashkisë së Tiranës, lidhur me dosjen “5D”.

Të pandehur janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tushe dhe të tjerët. Shkak u bë mungesa e një prej avokatëve të të pandehurve. 

Disa nga mbrojtësit ligjorë i kërkuan gjykatës t’ju vërë në dispozicion vendimin e arsyetuar për refuzimin e gjykimit të shkurtuar. 

Disa javë më parë togat e zeza rrëzuan kërkesat e disa prej të pandahurve për gjykim të shkurtuar. 

Seanca e radhës u la të zhvillohet më 19 maj, në orën 13:00, teksa pritet përgjigja e GJKKO-së ndaj avokatëve.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?