GJKKO

Kronikë

Dosja 5D, seanca shtyhet për shkak të mosformimit të trupës gjykuese

5 Qershor, 10:31| Përditesimi: 5 Qershor, 10:57

  • Share

Mungon gjyqtari Erjon Bani për shkak të pjesëmarrjes në një trajnim të paracaktuar.

Në këtë çështje ka qenë anëtare trupe Elsa Ulliri, e cila ka dhënë dorëheqjen pasi ka shqyrtuar kërkesa për këtë çështje. Ajo u zëvendësua nga gjyqtari Erjon Bani. 

Kryesuese e trupës Flora Hajredinaj dhe anëtarë Flojera Davidhi e Erjon Bani. Seanca e radhës caktohet më datë 10 qershor, ora 12:00.

Ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë u arrestuan në muajin mars të vitit 2024 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, në kuadër të hetimeve për dosjen “5D”.
Ata u lanë në masën “arrest në burg”, ndërsa pesë persona të tjerë në masën “detyrim paraqitje”, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Kecci dhe Englatina Zere. Këto dy të fundit bashkë me anëtarët e “KVO”janë veçuar nga ky grup.

Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë “5D”, e cila sipas hetimeve ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.
Bëhet fjalë për 11 procedura tenderimi në harkun kohorë të 6 viteve, nga 2016 deri në 2022.   Kompania njihet dhe me dy emra të ndryshëm “Igor Electric” dhe “Vas construcion”.

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin për rinumërimin e kutive të Qarkut Tiranë?