Gjykata e Lartë

Dosja 5D/ U vendosën në 'arrest në burg', Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të GJKKO dhe dërgon për rishqyrtim çështjen e dy ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë

27 Shtator, 15:35| Përditesimi: 27 Shtator, 15:41

  • Share

Gjykata e Lartë prish vendimin e Apelit të Posaçëm që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish drejtorëve të Bashkisë Tiranë nga shkalla e parë në 3 maj të këtij viti.

Trupa gjykuese e përbërë nga Ilir Panda, Albana Boksi dhe Medi Bici vendosën dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Treshja e gjyqtarëve nuk mbajti të njëjtin qëndrim për Taulant Tushen, i cili ka akuzë më të lehtë se dy ish drejtorët e tjerë.

Vendimi i Apelit u ankimua në Gjykatë të Lartë nga Redi Molla, Mariglen Qato, të cilët prej muajit mars janë në qelinë e paraburgimit për dosjen “5D”, si dhe nga Taulant Tushe, Julian Zanaj dhe Eglantina Zere.

Pak ditë më parë, SPAK i shtoi një tjetër akuzë Redi Mollës dhe Mariglen Qatos për “pastrim parash”, ndërsa për Taulant Tushen u kërkua zgjatje e veprimeve hetimore me 3 muaj, kërkesë e cila u pranua nga GJKKO.

'GJKKO

60003-00493-00-2024

REDI MOLLA, MARIGLEN QATO, TAULANT TUSHA, JULIAN ZANAJ, EGLANTINA ZËRE

Neni 248 i K.Pr.Penale.

-//-

1. Lënien në fuqi të vendimit nr. 18 (87-2024-123), datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personin nën hetim Taulant Tusha.

2. Prishjen e vendimit nr. 18 (87-2024-123), datë 03.05.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për personat nën hetim Redi Molla, Mariglen Qato dhe dërgimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, me tjetër trup gjykues.', thuhet në vendimin e Gjykatës.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?