Tiranë- Dështon seanca e parë paraprake e dosjes “ARRSH” në GJKKO, në ngarkim të grupit prej 22 personash, të akuzuar nga Prokuroria e Posaçme për një skemë korrupsioni, mashtrimi dhe pastrimi parash në tendera publikë.
Mungesa e tre mbrojtësve ligjorë u bë shkak për shtyrjen e seancën në datë 3 korrik. Mes grupit të të pandehurve janë ish-drejtori i arrestuar i ARRSH, Evis Berberi dhe zyrtarë të tjerë të institucionit dhe sipërmarrjeve private.
Hetimet për grupin e “ARRSH” u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme, teksa çështja po shqyrtohet në GJKKO nga gjyqtari Bib Ndreca.
Të akuzuar në këtë çështe janë:
Ish-drejtori i ARRSH, Evis Berberi, Valter Begaj, Ervis Lami, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gëzim Noni, Shkëlqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri, "Net Group" dhe "DAAM".
Komente
