Gjykata e Apelit ka vendosur të pranojë kërkesën e deputetit Ervin Salianji si dhe gazetarit Jetmir Olldashi, dhe të përjashtojë nga gjykimi i çështjes penale gjyqtaren Edlira Petri.
'Në vijim të informacioneve, mbi çështjen penale me të pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Kallëzim i rremë” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 305 dhe 25 të Kodit Penal, viktim/kallëzues i veprës penale, shtetasi Geron (Agron) Xhafaj, ju informojmë si më poshtë: Në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, sot më datë 11.03.2023, ora 11:00, u shqyrtua në Dhomë Këshillimi, kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga i pandehuri Ervin Salianji Gjithashtu, po sot më datë 11.03.2023, ora 11:30, u shqyrtua në Dhomë Këshillim kërkesa me objekt: Përjashtimin e gjyqtares Edlira Petri, bërë nga përfaqësuesi i të pandehurit Jetmit Ollashi, av. Indrit Sefa. Gjyqtares që shqyrtojë kërkesat për përjashtim, ju vu në dispozicion mendimi i Gjyqtares Edlira Petri, për të cilën u paraqitën kërkesat për përjashtim.'- njofton Apeli.
Tre ishin arsyet që renditi Ervin Salianji në gjyqin “Babale” në Apelin e Tiranës për kërkesën e përjashtimit të anëtares së trupit gjykues, Edlira Petri. Së pari, sipas tij, është bashkëshorti Sokol Sadushi, i cili ka gjykuar përjashtimin e çështjes në fjalë në Gjykatën e Lartë. Së dyti, gjyqtarja Petri ka hyrë në debatin e brendshëm të Partisë Demokratike për rastin e vulës dhe së treti ka të bërë me nxjerrën e datës së këtij gjykimi në kundërshtim me kodin. Sipas Salianjit është caktuar data përpara se të rihidhet shorti për dosjet dhe kjo është bërë me qëllim mos rishortimi. Salianji shtoi në seancë se po ashtu relatorja ka lidhje familjare me vëllain e viktimës akuzuese, Fatmir Xhafajn.
Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.
Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.
Cojeni ne burg jete mashtrues qe me mashtrimet e tij i vuri flaken Tiranes.Drejtesi do te thote te gjykosh provat dhe jo mashtrimet.Mhaft ka ngritur bishtin per cdo dite kuvendi
Përgjigju