Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin Ervin Salianji për dosjen ‘Babale’ është shtyrë për më 8 maj në orën 10:00. Arsyeja këtë herë është bërë mungesa e avokatit të Salianjit Ledio Braho, për arsye shëndetësore. Vendimi u kundërshtua nga avokati i vëllait të ish ministrit Fatmir Xhafa, Geron Xhafa, palë në këtë proces.
Avokati Visha tha se Salianji nuk ka ardhur qëllimisht për ta shtyrë dhe kërkoi të caktohet avokat nga shteti.
‘Mungesa është e qëllimshme! Në kundërshtim me ato që deklaron jashtë seancës se po shtyhet gjyqi, kërkojmë të caktohet avokat kryesisht’- tha Ardian Visha.
Në Apel deputeti Salianji kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Gjykata e Tiranës në dhjetor të vitit 2019, pasi u shpall fajtor për akuzën e “kallëzimit të rremë”. Ndonëse u dënua me burg, ai nuk shkoi ne qeli, pasi u hetua dhe gjykua pa mase sigurie. Vendimi i Shkallës së Parë për 100 orë punë në interes të publikut është ankimuar edhe nga i bashkëpandehuri në këtë çështje, gazetari Jetmir Olldashi.
Sipas Gjykatës së Tiranës, ish-deputeti Salianji dhe gazetari kanë inskenuar një audio-përgjim dhe akuza të rreme penale ndaj vëllait të ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafa.