Teksa në gjyq kanë përfunduar si të pandehur për akuzën e “Kallëzimit të remë” Albert Veliu ose “Babalja”, Fredi Alizoti, gazetari Jetmir Olldashi dhe ish-deputeti i PD Ervin Salianji, prokuroria e Tiranës mësohet të ketë hapur një dosje të dytë për verifikimin e thënieve të fenomenin “Babale”.
Objekt i hetimit të kësaj çështje mësohet të jenë veprimet e ish-drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj, i cili gjatë vitit 2018 ka qënë prokurori që ka takuar Albert Veliun në zyrën e tij tek Krimet e Rënda. “Shqiptarja.com” mëson se çështja po hetohet nga prokurori i Tiranës Kol Hysenaj, ndërkohë për llogari të këtij hetimi është marë në pyetje dhe prokurori Besim Hajdarmataj. Ky i fundit është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, pasi në dëshminë që “Babalja” ka treguar për prokurorët Përparim Kulluri dhe Gentian Osmani, ka pohuar se para se të shkonte tek PD dhe gazetari Jetmir Olldashi, ai kishte zhvilluar një takim me Besim Hajdarmataj në zyrën e këtij të fundit.
Ky takim mes tyre është zhvilluar me qëllim që “Babalja” ta informonte prokurorin Hajdarmataj për trafikun e drogës në Vlorë dhe përfshirjen e Agron Xhafës, vëllain e ministrit të asaj kohe Fatmir Xhafa, në këtë trafik droge. Mësohet se Hajdarmataj pasi e ka dëgjuar rëfimin e Albert Veliut, nuk ka vepruar me rregjistrimin e proçedimit penal, me qëllim që të hetonte mbi trafikun e drogës. Por dëshmitarin, ia ka përcjellë Shërbimit Informativ Shtetëror, duke i kërkuar drejtuesve të shërbimit që të kryenin veprime hetimore së bashku me Albert Veliun.
Por ky veprim i ish-drejtuesit të Krimeve të Rënda cilësohet si “Shpërdorim detyre” nga kolegët e tij në Tiranë dhe për pasojë prej disa kohësh kanë nisur verifikimet për të sqaruar pozicionin penal të prokurorit Besim Hajdarmataj. Për këtë çështje ky i fundit ka dhënë shpjegimet e tija ku është pyetur si person që ka dijeni për ngjarjen. Pritet që në ditët në vijim lidhur me këtë procedim të marë një vendimarje konkrete. Prokuroria për Krime të Rënda, nisi procedimin penal Nr.95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, vetëm pasi Albert Veliu ose “Babalja” doli nga selia e PD nëpërmjet një video dhe tregoi se si bëhej trafiku i drogës duke treguar dhe një bisedë, që Babalja pretendon se e kishte bërë me Agron Xhafaj.
NJE HALAabak ne doren e qen berishes!!!
PërgjigjuKy prokuror eshte nje k*qe kandari dhe ky do hekurat,pse s vepron shteti,eshte nderkokat kryesore te PD te Lulzim Bashes,e Sali Berishes ky do burgun
PërgjigjuKy prokuror plehre duhet te arrestohet sepse ka qene dhe eshte ushtar I bindur I PD ,shpellar pa shkolle
PërgjigjuFutne ne burge kete malok te felliqur: Asnje klase shkolle nuk ka.Spiun tani e 5 brez. ) ore e ka shtepine large qytetit ne TRopoje. Shpellar i lidhur me bandat
PërgjigjuKi ka pergjimet e 339 ne shpie bashke me prokuror Petrit Gecin. I ka dhan partise demomratike gjith gjanat e dosjes. Ky zotria asht ushtar i Lumneshit, dhe ka ba lloj lloj gjanash me te dhe arben cekajn. Ky duhet me qen ne burg
PërgjigjuKy halabaku ushtar i betuar i sal sheqere berishes i ben gjith keto pacavura me qellim qe te bej rremuja sociale dhe sajesa nga me te ndryshmet. Ky do zhdukur nje ore e me pare nga sistemi drejtis ky pusht duke sajuar lloj lloj dosjesh, inshAlla e ha noi dit.
PërgjigjuKY PROKUROR I QELBUR ESHTE I LIDHUR ME BANDA KRIMINALE ESHTE MASHA E SALI BERISHES PER ÇDO DOSJE SHKONIN FASHIKUJ TE TER NE ZYREN E SALIUT TE GJITHA HETIMET E PROKURORISE KU JA DERGINTE SALIUT KY ESHTE I LIDHUR ME KOKAINEN QE U KAP NE MAMINAS KMOS E ZGJASNI HEKURAT SE E KA MBUSHUR KUPEN
PërgjigjuLutje te te fali Berisha dhe Klodi se atyre u sherben me spiunlleqe SPAK te pret