‘Dosja Babale’, Salianji ‘kërcënon’ gjyqtarin 1 ditë para vendimit të Apelit: Artan Gjermeni del në përgjimet e Sky ECC, manipuloi shortin

25 Shtator, 17:59| Përditesimi: 25 Shtator, 18:40

  • Share

Më pak se 24 orë nga momenti kur Gjykata e Apelit të japë vendimin final, nëse do të lërë në fuqi vendimin e shkallës së parë, për të dënuar ose jo me 1 vit burg Ervin Salianjin për dosjen “Babale”, apo pafajësi siç kërkon deputeti demokrat, ky i fundit u shfaq në një konferencë për mediat, duke paralajmëruar nxjerrjen e përgjimeve për gjyqtarin Artan Gjermeni.

Salianji thotë se gjyqtari që e dënoi me 1 vit burg, del në përgjimet e Sky ECC, por nuk i publikoi këto përgjime.

Deputeti demokrat, publikoi edhe disa përgjime të vjetra që sipas tij vërtetojnë se Fredi Alizoti është paguar nga drejtues policie.

Vendimi i formës së prerë për Salianjin do të jepet të enjten në orën 13:00. Prokurori i Apelit ka kërkuar që të lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë. Ne rast se ngelet ne fuqi vendimi i shkallës së parë Salianji rrezikon dënimin me burg dhe heqjen e mandatit të deputetit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/09/2024 03:10

    Nese ti sajove rastin /Babale/,cfare garancie ka qe dhe keto pergjime te gjyqtarit ne SKYECC nuk jane nje tjerer sajim tendi?!

    Përgjigju
  • Arberi: 26/09/2024 00:39

    Saliani duhet denuar.Pervec krimit te kryer eshte nje zagar i pandreqshem.Servil i Saliut,bile mundohet ta imitoje.SI KA MUNDESI QE nje i ri si Saliani te jete antiamerikan ?

    Përgjigju
  • Tedi: 25/09/2024 21:17

    Neser merr vendimin e gjykates dhe na u hiq sysh mashtrues ordiner qe pseudonimi qe te njohin shqiptatet eshte babale

    Përgjigju
  • Endri: 25/09/2024 20:16

    Qerojeni nga politika kete qenie te peshtire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?