Ervin Salianji dhe Albert Veliu

Dosja ‘Babale’/ Salianji rrezikon burgun, Apeli shqyrton çështjen ndaj deputetit më 15 mars

1 Mars, 09:14| Përditesimi: 1 Mars, 09:49

  • Share

Pasi u shty për disa herë radhazi, Gjykata e Apelit në Tiranë ka caktuar datën 15 mars për shqyrtimin e vendimit të gjykatës së Shkallës së parë, për deputetin e Partisë Demokratike Ervin Salianji, i cili është shpallur fajtor për veprën penale ‘kallëzim të rremë’. Nëse Apeli do të konfirmojë vendimin e Shkallës së Parë atëherë deputeti Salianji, rrezikon burgun.

Salianji u shpall fajtor për veprën penale 'kallëzim i rremë' në lidhje me çështjen "Babale" dhe u dënua me një vit burg nga gjykata e Shkallës së Parë. 

Në Apel e ka çuar çështjen dhe gazetari Jetmir Olldashi, i cili u dënua me 6 muaj burg të konvertuar në 100 orë shërbim komuniteti. 

Deputeti Ervin Salianji dhe gazetari Jetmir Olldashi u shpallën fajtorë nën akuzën e 'kallëzimit të rremë' lidhur me inskenimin e audio-përgjimit me qëllim përfshirjen e vëllait të ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj në trafikun e drogës. Gjykata e shkallës së parë vendosi 1 vit burgim për ish-deputetin Salianji me akuzën e kallëzimit të rremë kryer në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?