Dosja 'Basha' ende e 'ngrirë' në prokurori për tre ditë mbaron afati hetimor i çështjes

9 Dhjetor 2019, 19:29| Përditesimi: 9 Dhjetor 2019, 19:59

  • Share

TIRANË- Çështja penale kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, vijon të qëndrojë pezull në zyrën e drejtueses së prokurorisë së Tiranë.

Datë 12 dhjetor 2019 rezulton të jetë dhe afati i fundit hetimor për këtë çështje, ku prokuroria e Tiranës brenda këtyre tre ditëve duhet të marë një vendim përfundimtar, për dërgimin ose jo të dosjes hetimore në gjykatë. Nëse dosja nuk përcillet në gjykatë, atëherë duhet patjetër të shtyhet afati hetimor, por cili nga prokurorët do e marë vendimin për shtyrje afati? Kjo situatë e paqartë proceduriale ku po futet dosja kundër Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe Ilir Dervishit, tashmë nuk mund të zgjidhet nga prokurorët e çështjes. Kjo pasi prokurorët tashmë e kanë marë vendimin e tyre për dërgimin e dosjes në gjykatë dhe nuk mund të bëjnë hapa mbrapa, duke nxjerë “nul” vendimin e tyre për dërgimin e dosjes në gjykatë. Dosja ku i pandehur është marë Lulzim Basha, vijon të përshtjellohet nga paqartësia, pasi nuk dihet me saktësi nëse kjo çështje do të mbërijë ndonjëherë në dyert e gjykatës ose jo. Deri në këtë fazë, dosja vijon të qëndrojë pezull në zyrën e drejtuesit të prokurorisë së Tiranës.

Hetimi financiar për lobimin prej 675 mijë dollarësh me kompaninë “Muzin Capitol Partners”, ka çuar në bankën e akuzës liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ish-sekretarin e Përgjithshëm të PD Arben Ristani dhe financierin e kësaj force politike Ilir Dervishi. Tre personat akuzohen për “Falsifikim të dokumenteve dhe formularëve”, pasi nuk kanë bërë deklarimin prej 650 mijë dollarësh të pasqyrave financiare të Partisë Demokratike pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ndërsa janë pushuar hetimet për “Pastrim të produkteve të veprës penale”.

Pagesa totale prej 675 mijë dollarësh, e bërë për llogari të PD-së drejt kompanisë lobuese në SHBA, ka shërbyer për disa takime dhe foto me zyrtarë të lartë amerikanë. Duke fshehur nga deklarimi 650 mijë dollarë nga 675 mijë dollarë të paguar, sipas prokurorëve të Tiranës, tre zyrtarët e lartë të PD kanë bërë dhe evazion fiskal pasi nuk kanë paguar detyrimet që rrjedhin mbi të ardhurat financiare.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 09/12/2019 20:11

    Per nje hajdu biçikletash mezi ç presin per ta denuar,ndersa nje hajdut dhe vrases si Basha dosjet flejne ne syrtare ,siç ndodhi me rrugen e kombit e vrasjet ne bulevard turp ku jeni ju mediat qe nuk ja nxirrni syte ketyre hajduteve prokuror qe vetingu po I pastron.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?