Dosja 'Berisha'/ Avokati Ngjela: Uashingtoni nuk mund ta nxirrte non-grata pa prova! I nxorën pronarë tokës shtetërore

17 Shtator, 19:49| Përditesimi: 17 Shtator, 20:30

  • Share

Avokati Spartak Ngjela foli sot në ‘Frontline Interview’ lidhur me dosjen ‘Partizani’ ku zbulohet korrupsioni shtetëror i familjes Berisha në privatizimin e ish-klubit Partizani, e cila ishte një tokë shtetërore.

Për Marsela Karapançon, avokati theksoi që në fillim se kemi të bëjmë me një ish-kryeministër që është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion.

'Duhet të jemi të qartë për një gjë. Berisha është non grata në Amerikë për korrupsioni. Pse ta zgjasim? Si mund të nxjerri Uashingtoni non grata për korrupsion pa prova. Kështu do kalojë kjo. Do shikojmë procesin gjyqësor. Do na japi të qartë të gjithë tablon e akuzës. E njohim mirë problemin e Partizanit. Ka qenë pronë shtetërore. Ka qenë aeroporti i parë i Shqipërisë. I dyti është bërë ushtarak. Në Kuçovë shumë vjet më vonë.

Aty është aeroporti i parë i Shqipërisë. Ajo është pronë shtetërore. U ngrit që në kohë të Italisë. Në momentet kur erdhën në pushtet, pronën shtetërore e privatizuar, ka pronarë thanë. Po mirë Italia i kishte marrë mijëra m2 me dhunë? Kishte paguar pronarët shqiptarë. Ata janë në Itali. Këtu filloi Korrupsioni. U kap me dokumentet që erdhën nga Italia. Kur të shikojmë procesin gjyqësor, do shohim sa persona janë të implikuar.'

Toka ka qenë shtetërore, sipas Ngjelës që në kohën e pushtimit italian, kur u ble nga shteti i asaj kohe dhe që u kthye në aeroportin e parë para se të bëhej Rinasi.

'Unë flas vetëm me prova. Ato që shpjegova janë prova. Ishte pronë shtetërore, sepse aeroporti u ngrit nga Italia në kohën e shtetit italian. Pastaj e trashëgoi shteti shqiptar. Atje udhëtuan të gjithë delegacionet e regjimit komunist. Në momentin e privatizimit ja dhanë njëri-tjetrit. Cilësitë, pjesëmarrjen, fajësinë do zgjidhet në gjykatë.'

Sa i përket akuzave të Berishës dhe avokatëve, Ngjela thotë se këto marrin forcë përpara gjykatës nëse janë të vërteta dhe është pikërisht përpara gjyqtarit kur vërtetohet fajësia e Berishës apo jo.

'Prova merr forcë përpara gjykatës. Këto janë akuza. Dhe janë dy njerëz që flasin, avokati i Berishës dhe prokurori. Duhet të përplasen. Unë ku i di provat? Vetëm procesi gjyqësor ka forcën të na jap logjikën e inkriminimit. Jo çdo firmë e kryeministrit që është jo e ligjshme është krim. Duhet të ketë qëllim. Duhet të ketë qëllim kriminal. Fajësia është qëndrimi psikik i personit ndaj veprës. Ai që po akuzohet duhet të ketë mbajtur qëndrim psikik të tijin. Jo reflektim. Duhet të jetë vetë i fajshëm. Dosjen nuk ia rrëzon dot avokatia, nëse janë vendimet e qeverisë dhe këto reflektojnë në akte korruptive do një reagim special. Deri tani jemi në dyshime. Duhet të presim gjykatën.'

'Ne dimë numrin e faqeve. Unë jam profesionist, akuzat gabojnë gjithmonë. Pse përndryshe pse ka pafajësi. Që të jemi të saktë, duhet të jemi edhe më preciz. Ka qenë kryeministër dhe president. Nuk mund të fantazoj me ish presidentin pavarësisht raporteve që kam me të. Ato që kanë dalë janë sporadike. Nuk kanë gjë më të fortë se ato që janë kapur në flagrancë. Me atë firmë ka punuar familja e tij, duhet ta shikojmë të provuar jo të fantazuar.'

Më tej avokati hodhi poshtë mundësinë e kapjes së SPAK nga Rama, pasi prokuroria e posaçme drejtohet nga ndërkombëtarët dhe do i shkohet korrupsionit deri në themel edhe për politikanë të tjerë.

'Nuk ka bashkëpunim SPAK me Ramën. Rama nuk është i sigurt nëse do jetë kryeministër. Ma kanë thënë ndërkombëtarët, e drejtojmë ne SPAK. Drejtohet nga ata. Ka thënë Blinken, SPAK e drejtojmë ne. Kush e pyet Ramën? Është i kërcënuar për vete. Di që atje korrupsioni do kalojë shkallë shkallë tek të tërë. Një nga një e që tërë do kalojnë nga ajo vërë. Gjithë ç’kanë qenë në politikë do kalojnë nga ajo vrimë.'

Ora 20:01
Do bashkohet me Alibeajn? Ngjela: Ende nuk kemi një akord! Jua zbuloj 2 muaj para zgjedhjeve! Tek Berisha nuk shkoj, e kam kundërshtar politik

 

Avokati Spartak Ngjela zbuloi se do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 2025. Megjithatë në 'Frontline Interview' ai u shpreh për Marsela Karapançon se vetëm dy muaj para zgjedhjeve do bëjë të ditur se me cilin kah politik do marri pjesë, ndërsa përjashtoi mundësinë e të qenit në PD-në e Berishës, të cilin e cilëson kundërshtar politik.

'Deri tani nuk jemi në një akord marrëveshjeje. Unë po bëj përpjekjen time në një rrymë apo tjetrën. Është shpejt për të folur. Sa larg zgjedhjeve jemi? 7, 8 muaj thuaj, mua do më pyesësh 2 muajt e fundit. Do shikojmë programet. Do bisedoj me ta. Jam i hapur, nuk rëndohem nga pasioni për pushtet. Unë rëndohem nga presioni për të vërtetën. Ajo më mundon. Për aleancat, do bisedojmë bashkë.

Nuk ta kam refuzuar asnjëherë daljen në emisionin tënd. Po të flas për fantazi edhe mund të fitoj në 2, 3. Fajësia është gjë e vështirë. Kjo është drejtësia. Që fajësinë ta konsideroj qëndrimin psikik ndaj veprës. Atë e kam kundërshtar. Kundërshtar politik, nuk bashkohem unë. Nuk mund të rrëzoj personalitetin tim për një forcë politike. E dini sa e kam audiencën? Me një post politik mund ti humbasësh të tëra. Një njeri që është marrë me politikë për periudhë të gjatë, pasi mbaron dëshira për karrierë, i mbetet vetëm një lis i madh, çfarë do thotë historia për të. Dhe këtu e mbyllim.'

Ora 19:55
Berisha në gjyq/ Ngjela bën batutën epike: Një e nga një që të tërë do kalojnë nga ajo vërë

 

Avokati Spartak Ngjela në 'Frontline Interview' hodhi poshtë mundësinë e kapjes së SPAK nga Rama, pasi prokuroria e posaçme drejtohet nga ndërkombëtarët dhe do i shkohet korrupsionit deri në themel edhe për politikanë të tjerë.

'Nuk ka bashkëpunim SPAK me Ramën. Rama nuk është i sigurt nëse do jetë kryeministër. Ma kanë thënë ndërkombëtarët, e drejtojmë ne SPAK. Drejtohet nga ata. Ka thënë Blinken, SPAK e drejtojmë ne. Kush e pyet Ramën? Është i kërcënuar për vete. Di që atje korrupsioni do kalojë shkallë shkallë tek të tërë. Do të them një gjë që do ta mbash mend. Gjirokastritët kanë një shprehje: Një nga një  që të tërë do kalojnë nga ajo vërë. Gjithë ç’kanë qenë në politikë do kalojnë nga ajo vrimë.'

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?