Dosja britanike e Berishës 'non-grata' dhe mesazhi i Escobar! Lapardhaja: Kambana alarmi për ata që kanë veshë

21 Maj, 17:39| Përditesimi: 21 Maj, 17:53

  • Share

SHBA pret që PD të shkëputet nga e kaluara dhe nga Sali Berisha. Një PD faktor i rëndësishëm në skenën politike shqiptare.

Ky është mesazhi që u shpreh qartë edhe dje nga Gabriel Escobar, në ditët e fundit të punës së tij si Zëvendës Ndihmës Sekretar, komenton analisti Namir Lapardhaja në një intervistë për emisionin “Sot live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv.

Por për kë është mesazhi?

“Deklarata e Escobar është në vazhdën e qëndrime të SHBA, në raport qoftë me non gratën qoftë me njerëzit e implikuar në korrupsionin në Shqipëri dhe në raport me qëndrimet e tyre, se si ata e duan që ta shohin opozitën. Ndoshta këto deklarata bëhen për ata që kanë nevojë për qëndrime të tilla dhe ata që i harrojnë qëndrimet e tilla dhe ata që abuzojnë me qëndrimet që mbajnë vet, duke pretenduar se duke vajtuar në krah të Berishën dhe duke u bërë masha e tij do të munden që të ja hedhin SHBA-ve”, tha ai.

Analisti komenton dhe bërjen publike të dosjes mbi bazën e të cilës Mbretëria e Bashkuar shpalli ‘non grata’ Sali Berishën, ku evidentohet korrupsioni me Fazlliç dhe lidhjet  e ish- kryeministrit me bosin hasian të krimit në Londër.  

Për Lapardhanë, kjo është kambanë alarmi për ata që kanë vesh.

“Ndërkombëtarët janë të qartë dhe Britania e Madhe, kjo zbardhja që doli ka dal edhe më parë kjo lidhje e tij me Fazllic dhe me element nga bota e krimit që kanë kryer krime në shtetin britanik, nuk ka asnjë gjë të re, këto janë kambana alarmi për ata që kanë vesh. Kjo është kambanë alarmi për qytetarët, demokratët që u thuhet nëse doni të bëheni një partner strategjik kjo është rruga e duhur, nëse nuk doni rikthehemi tek deklarata e SHBA që thanë dikur që ‘do hani bar’. Gjatë kësaj kohe e gjithë opozita nuk është shkëputur dot nga e kaluara e saj”, tha ai.

Duke u ndalur tek protestat e Rithemelimit organizuar para bashkisë, Lapardhaja u shpreh se kjo nuk është protesta e parë e Rithemelimit dhe protesta të tilla nga këta të fundit, bëhen vetëm për hallet e tyre.

“Nuk mund të bëhen 8 protesta dhe të 8 ato të dështojnë, pasi kjo do të thotë se ky grupim që organizoi protestën ka një problem.  Afera korruptive për të cilën akuzohet Erion Veliaj dhe drejtues të tjerë të bashkisë nuk zgjidhen me protesta të tilla, por e vetmja mënyrë për të pasur një zgjidhje është mbështetje ndaj SPAK që ta çoj deri në fund hetimin, të pa frikësuar nga politika dhe të pashantazhuar. Këta që mundohen që të krijojnë këtë lloj kaosi, nuk e bëjnë për të protestuar ndaj korrupsionit të Veliajt, por për të fshehur hallet e tyre, pra në vetvete protesta duhet që të ishte një mjet i duhur politik tek duart e njerëzve të duhur. Në këtë rast protesta ka rënë në duart e njerëzve të gabuar”, tha ai.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?