Shorti elektronik ka përzgjedhur gjyqtaren Irena Gjoka, e cila do të shqyrtojë në themel çështjen për ish-zv/Kryeministrin Arben Ahmetaj, e njohur si dosja “Buka”.
Në seancë paraprake, çështja u shqyrtua nga Erjon Çela, i cili vendosi kalimin e dosjes për gjykim.
Ish-zv/Kryeministri ndodhet në arrati që prej muajit korrik të vitit 2023 dhe po strehohet në Zvicër. Ndaj tij, SPAK ka ngritur akuzën “shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, nën dyshimin se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm në vlerën e 7 miliardë lekëve.
Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezollari dhe për disa persona të tjërë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvëndës Kryeministrin Arben Ahmetaj.
Sipas hetimeve, biznesmeni dyshohet se ka përfituar nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a.
Ndërsa për inceneratorin, Ahmetaj akuzohet për pastrim parash dhe fshehje pasurie. Hetimet per këtë dosje pritet të mbyllen në datë 23 shtator.
Komente

Dmth Saliu, Likja dhe Beni te tre me.gjykatesen me te perfolur nw Shqiperi. Si me i dhënë pafajësinë ne Strasburg pa u nis fare procesi. Bravo bravo bravo...
Përgjigju