Teksa sot pritej vendimi i Gjykatës kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për të kaluar në gjykim ose jo dosjen “Buka” në të cilën është i akuzuar edhe ish/zv-Kryeministri Arben Ahmetaj, nuk pati një vendimmarrje të tillë.
Në seancën e sotme, Gjykata e Posaçme i lë sërish detyra prokurorit Elvin Gokaj për dosjen “Buka” që të saktësojë kush janë viktimat, shteti apo privati, ndërkohë që i kërkoi t’i vendosë në dispozicion të gjitha aktet e integruara të hetimit, përfshirë edhe deklarimet e të gjithë personave që janë marrë në pyetje lidhur me këtë çështje.
Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezollari dhe për disa persona të tjërë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvëndës Kryeministrin Arben Ahmetaj.
Për procedimin e ndarë është nisur letër-porosi në Austri për transfertat e parave dhe pritet përgjigje.
SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.
Sipas hetimeve, biznesmeni dyshohet se ka përfituar nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a.
Vendimi për kalimin ose jo të kësaj dosje për gjykim pritet të merret më 25 Korrik.
Komente
