Kronikë

Dosja ‘Buka’, kalon për gjykim çështja ndaj Arben Ahmetajt, akuzohet për shpërdorim detyre

25 Korrik, 15:44| Përditesimi: 25 Korrik, 15:52

  • Share

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen “Buka” ndaj ish-zv/Kryeministrit Arben Ahmetaj.

Për këtë dosje, Arben Ahmetaj akuzohet nga SPAK për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.

Prokuroria e Posaçme ka ndarë çështjen për biznesmenin Lirim Fezollari dhe për disa persona të tjërë, përfaqësues të Ministrisë së Financave, dhe ka sjellë në gjyq vetëm ish-zëvëndës Kryeministrin Arben Ahmetaj.

SPAK e ka marrë të pandehur ish-numrin dy të qeverisë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit shqiptar dëm ekonomik në vlerën 7 miliardë Lekëve.

Sipas hetimeve, biznesmeni dyshohet se ka përfituar nga privatizimi në kohën kur Arben Ahmetaj ishte ministër i Financave. Ka dyshime se Ahmetaj dhe Fezollari, kishin marrëdhënie përtej komunikimit institucional, nga e cila ka arritur të privatizojë aksionet e shoqërisë “Buka Sh.a.

Njoftimi i SPAK:

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.12.2023 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale nr. 154, viti 2022, në ngarkim të të pandehurit Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i K.Penal”. 2. Në seancën e datës 25.07.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 7/34/124, datë 25.07.2025,

vendosi: 1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. 2. Dërgimin për gjykim të procedimit penal nr. 154, i vitit 2022, i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të të pandehurit: - Arben Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” e parashikuar nga neni 248 i K.Penal. 3. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake. 4. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brënda dhjetë ditëve nga shpallja e tij. 5. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.

V.GJ /r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Populli: 26/07/2025 07:28

    Shperdorim detyre....!!!!as korrupsion jo?nuk t hyni as nje ferre n kembe o Beno,kopil i madh paskesh qene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?