Ermir Ndreaj, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej

Kronikë

DOSJA/ ‘Cinco’, ‘bisha’, ‘lambo’, Report Tv zbardh 'nofkat' e grupit kriminal që mbushën Europën me kokainë

29 Korrik, 11:58| Përditesimi: 29 Korrik, 14:43

  • Share

1753782697_erionalibejplaurentdervishajermirndreaj.jpg

Ermir Ndreaj, Plaurent Dervishaj dhe Erion Alibej

Report Tv ka siguruar dosjen e grupit të drogës që mbushi me kokainë Europën, i përbërë nga 16 anëtarë të cilët janë identifikuar që të gjithë dhe janë nën hetim. Këtij grupi që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt BE, i janë sekuestruar mbi 6 ton kokainë, me vlerë tregu 411 milionë Euro. Në pranga ranë bosi i Cincos Ermir Ndreaj, dy biznesmenët Artur dhe Klevis Hoxhosmani, si dhe u lëshua masë e dytë sigurie për ish-ortakët e tyre Erion Alibej dhe Plaurent Dervishaj, të dy në qeli edhe për dosjen ‘Plumbi i Artë’.

SPAK e goditur grupin pas zbërthimit të bisedave në SkyECC, por edhe dëshmitë e të penduarit të drejtësisë Alibej. Në momentin e arrestimit, Ermir Ndreaj ishte në Palasë duke shijuar rrezet e diellit në një skaf luksoz. Në dosje, zbardhen edhe pseudonimit që grupi përdorte me njëri-tjetrin. Të gjithë anëtarët e grupit e thërrisnin Ndreajn si ‘Cinco’, pseudonim referuar klubit të njohur të natës Cinco Cavalli që zotërohej nga ai.

Ndërkohë, biznesmeni tjetër Artur Hoxhosmani, njihej me pseudonimin "burrelsi", "lambo", "santucio" dhe "santucio nee". Vëllai i tij Klevis Hoxhosmani kishte pseudonimet "keli dhe "Santucio brother". Ilir Lloshi, i cili është ende në kërkim, thirrej ‘Licja’, ndërsa biznesmeni tjetër po në kërkim Elidon Skëndaj njihej si Bisha dhe Bisha New.


Lajmi kryesor:

Ekskluzive/ Hetimet për atentatin ndaj Ndojës ‘fundosën’ grupin që mbushi Europën me drogë! Si iu kap 1 ton kokainë bosit të ‘Cincos’ me Dervishajn në Belgjikë


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?