Gjyqtari Bib Ndreca është caktuar nga shorti elektronik për të shqyrtuar dosjen e “ARRSH”, hetime të cilat u mbyllën pak ditë më parë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion.
SPAK zbriti në gjykatë dosjen me 22 persona të pandehur dhe 2 shoqëri të akuzuar për disa vepra penale, konkrëtisht për “Shkelja e barazise se pjesemarresve ne tendera apo ankande publike" kryer ne bashkepunim, “Korrupsoni pasiv i personave qe ushtrojne funksione publike”, “Mashtrimi me pasoja të rënda” dhe “Falsifikim i dokumentave", kryer në bashkëpunim.
Tre prej të pandehurve ndodhen në masën e sigurisë “arrest në burg”, ish- kreu i ARSSH Evis Berberi dhe dy bashkëpunëtorët e tij Valter Begaj dhe Ervis Lami.
Ndërsa 19 personat e tjerë që janë hetuar pa masë sigurie janë, Brunilda Buli, Gentjan Gjyli, Genti Raça, Erald Elezi, Artan Leskoviku, Altin Marko, Orjon Islamaj, Adrian Kroi, Bledar Aliaj, Blerta Musabelli, Kamelia Tafaj, Adela Kica, Denis Xhoxhi, Ajda Strazimiri, Gezim Noni, Shkelqim Lusha, Ela Goxhaj, Jetmira Dervishi, Valbona Pepa.
Prokuroria e Posaçme ka marrë të pandehur edhe dy shoqëri, Net Group”sh.p.k, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”,“Mashtrim” “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” dhe personi juridik “DAAM”sh.p.k, “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”.
Pak javë më parë, prokurori Dritan Prençi i komunikoi akuzat të gjithë personave të dyshuar. Bib Ndreca gjyqtari i hetimit paraprak ka afat 10 ditë për të caktuar datën e seancës paraprake.
Komente
