Dosja e "Dakos": Tre muaj pasi bashkia miratoi lejen, ndërtuesi dorëzoi kërkesën e re për të miratuar katet shtes! Supervizori 79 vjeç firmosi dokumentin

7 Qershor 2023, 11:13| Përditesimi: 7 Qershor 2023, 11:42

  • Share

1686130217_1686129405dako.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report TV zbulohen se tre muaj pasi bashkia miratoi lejen, ndërtuesi dorëzoi kërkesën për të miratuar dhe 4 katet shtesë

"Në datën 20 dhjetor 2020, pra tre muaj e dhjetë ditë nga miratimi i lejes së ndërtimit, subjekti “Fakle” sh.p.k. ka dorëzuar kërkesë për rikondicionim dhe shtesë kati në lejen e miratuar në lagjen 5 me vendimin nr.3 të vitit 2010. kërkesa është protokolluar në datën 22 dhjetor 2010 dhe i është bashkëlidhur preventive, 1.5.10 kate + papafingo+garazh nëntokë dhe dyqane përdhe, me një vlerë projektimi 55.227.910 lekë dhe grafiku I punimeve. pra subjekti pasi është miratuar leja e ndërtimit nga KKT Bashkia Durrës, për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionim të sheshit të ndërtimit dhe ndryshime në projekt me shtesë katesh dhe pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues kudo të ndërtohej ndërtimi i ri" thuhet në dosje

. Pasi kryetari i bashkisë Durrës Vangjush Dako është njohur me këtë kërkesë ja ka kaluar për veprime të mëtejshme Urbanistikës"

Si nisi puna për ndërtimin e pallatit? 

Në 21 dhjetor 2010 kufitarët Xhevdet Balla dhe Gani Balla kanë përpiluar deklaratë noteriale ku deklarojnë se janë dakord dhe nuk kanë asnjë pretendim nëse ndërtimi do të realizohet kallkan.

Më 27 dhjetor 2010 është miratuar prishja e objektit ekzistues për ti hapur rrugë ndërtimit të ri.

Më 13 janar 2011 kanë nisur punimet e maskuara po kështu në këtë datë objekti kontrollohet në plate, aks, koordinatë dhe kuotë. Nga dokumentacioni rezulton se janë 25 procesverbale të punimeve të maskuara dhe gjendjen e punimeve betonarme nga 13 janar deri në 26 shtator.  

Ne dokumente ndodhet nënshkrimi i supervizorit Shaban Karuli, i cili rezulton se është pajisur me licencë në 4 prill 2011, i cili siç rezulton nuk ka qenë i pajisur me licencë nga janari 2011 deri në 4 prill 2011 kur ka nënshkruar procesverbalet dhe punimet e maskuara me betonarme për më tepër në kohën e nënshkrimit ai ka qenë 79 vjeç.


Lajmi kryesor:

Arrestimi i Vangjush Dakos, Report Tv siguron dosjen: Pallati nisi 7 kate në 2011, leja i doli në 2014 kur ishte bërë 11 kate


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?