Agustin Deda, i dënuar sot nga GJKKO

Dosja e drogës së operacionit 'Shpirti', GJKKO dënon me nga 8 vite burgim ish-truprojën e Tahirit dhe 2 të tjerët! Përfituan nga gjykimi i shkurtuar

20 Shtator, 15:46| Përditesimi: 20 Shtator, 15:58

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka dënuar me 36 vite burgim në total ish-truprojën e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe 2 personat e tjerë të pandehur të dosjes penale të operacionit të koduar “Shpirti”, në aksin Itali-Shqipëri, ku për pjesën tjetër të grupit hetimet, gjykimet dhe dënimet janë dhënë më herët.

Trupa gjykuese pranoi pretencën e SPAK-ut dhe sot (20 Shtator) shpalli vendimin. Dosja ishte procedim i nisur në vitin 2017 në Itali dhe më pas në vitin 2019 nga SPAK.

12 vite izolim ishte vendimi i GJKKO për ish-shoqëruesin Agursin (Paul) Deda, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të vuajë 8 vite burgim. Po këtë masë morën edhe dy të tjerët, Leonidha Sejdiaj dhe Hamid Seferi, po me nga 8 vite izolim secili, me gjykim të shkurtuar.

Vendimi u dha nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj.

Mes të dërguarve për gjykim ishin edhe dy truprojat e ish-ministrit Saimir Tahiri, Paul (Agustin) Deda dhe Hekuran Marku, njëri i arrestuar në Francë dhe tjetri në Gjermani, të ekstraduar dhe tashmë dënuar.

Të dy janë të dyshuar si i përfshirë në 'skemën' e trafikut ndërkombëtar të kanabisit që grupi kriminal i drejtuar nga Ilirjan Duçellari.

Vendimi i GJKKO-së për 3 të pandehurit

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?