Fran Tuci dhe Sami Ujkashi

Dosja e drogës për vëllain e kryebashkiakut Fran Tuci, refuzohet përjashtimi nga procesi i gjyqtarit Ujkashi

21 Shtator 2020, 11:24| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 11:31

  • Share

Gjykata e Kukësit, sot ka refuzuar kërkesën e prokurorisë për përjashtimin e gjyqtarit, Sami Ujkashi, i cili është zgjedhur si gjyqtari paraprak për shqyrtimin e dosjen penale të grupit prej 23 personave, që kultivonin parcela me drogë në sipërfaqen territoriale të Kukësit dhe Pukës.

Një seancë më parë prokuroria kishte kërkuar përjashtimin e këtij gjyqtari nga gjykimi i 23 të pandehurve, pasi ka konflikt interesi, por kjo kërkesë e prokurorisë, është hedhur poshtë sot. Tashmë me këtë vendim, pritet që seanca e radhës të zhvillohet ditën e Premte, ku sigurisht gjyqtari Sami Ujkashi, do shqyrtojë kërkesat e pesë të pandehurve kryesorë të kësaj dosje, për lirimin e tyre nga qelia.

5 nga të pandehurit kryesorë, si Durim Vata, Kreshnik Murataj, Bernard Kërdhaku, Arben Tuci dhe një tjetër, kanë kërkuar lirimin nga qelia duke pretenduar ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë sigurimi, çka synon lirimin e tyre. Arben Tuci, është vëllai i kryebashkiakut të Fushë-Arrëzit, Fran Tuci.

Komento

Komente

  • Çudi e mesme: 21/09/2020 13:38

    Po si eshte e mundur qe ofl nuk i la shkuar akoma ketij vellait te franit , bert tucit???? Ai e ka per here te trete arrestimin per droge. Lro ne fushe-arrez jane dhe njihen si hajdute e xhepista plus te lidhur me krime e kontrabande.

    Përgjigju
    • N Tuci: 19/10/2020 22:11

      Po ti Dil me emer e mbiemer, I pafryre,,, cfar te keqe ke pas nga berti ti se fol kshu ?

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?