Fatmira Hajdari

Dosja e Fatmira Hajdarit/ DSIK e nxori të pastër, Vetingu i kontrolloi pasaportën dhe i zbuloi heqjen e vizës amerikane 

15 Gusht 2020, 19:56| Përditesimi: 15 Gusht 2020, 20:05

  • Share

Në datë 26 janar të vitit 2017, Fatmira Hajdarit i kanë telefonuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë, duke i kërkuar që të paraqitej pranë kësaj ambasade. Pasi është paraqitur i është kërkuar të dorëzojë pasaportën dhe i është komunikuar anulimi i vizës për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Një ditë më pas, në 27 Janar, gjyqtarja e Apelit, Fatmira Hajdari ka dorëzuar formularin e plotësuar për pastërtinë e figurës së saj, duke e fshehur faktin e heqjes së vizës amerikane. Drejtoria e Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar, pasi ka verifikuar për disa muaj me radhë të dhënat e shënuara nga gjyqtarja Fatmira Hajdari, ka hartuar një raport, duke konstatuar pastërtinë e figurës së gjyqtares. 

DSIK e ka dorëzuar raportin pranë Komisionit të Vetingut në datën 2 nëntor 2017. Pavarësisht këtij raporti, Komisioni i Vetingut ka nisur një hetim më të thelluar rreth figurës së gjyqtares së Apelit në Tiranë, e cila është shkarkuar edhe për shkak se nuk justifikonte një pasuri me vlerë 946 mijë USD. Komisioni i Vetingut ka shqyrtuar të gjitha dokumentet e administruara nga organet ligjzbatuese për zonjën Hajdari. Nga shqyrtimi i dosjes së kontrollit të figurës, Komisioni i Vetingut ka konstatuar se gjyqtarja Hajdari, pyetjes nëse i është refuzuar hyrja në ndonjë shtet të BE-së/NATO-s, gjatë 10 viteve të fundit, i është përgjigjur me “jo”, ndërkohë që njerëzit e Vetingut kanë shfletuar pasaportën e saj, ku në f. 29 të saj, kanë konstatua se Fatmira Hajdarit, i ishte revokuar viza për në SHBA.

Nisur nga konstatimi i faktit të revokimit të vizës amerikane, Komisioni i Vetingut i ka kërkuar Drejtorisë së Sigurisë së Informacionit të Klasifikuar rishikimin e raportit mbi kontrollin e figurës të gjyqtares Hajdari. Me 25 janar 2020, DSIK i ka dërguar një raport të dytë Komisionit të Vetingut për zonjën Hajdari. Në raportin e dytë të rishikuar, DSIK thekson se gjyqtarja “ka bërë deklarim të pasaktë në plotësimin e deklaratës për kontrollin e figurës”. Për rrjedhojë, DSIK shprehet në raport se gjyqtarja nuk është e përshtatshme për të vijuar të shërbejë në gjyqësor.

Komento

Komente

  • vjeshta: 16/08/2020 17:38

    Kjo ka surrat prostitutet! Pas orës 23 në Milano e pysin "quanto vuoi",po' e panë duke kaluar në trotuar! Cohu prej vorrit Azem bre!

    Përgjigju
  • robi: 16/08/2020 15:57

    Bo o o o femra me e shpifur ne planet ka qene pjese e sistemit te drejtesise kur paraqitjen e ka si ato femrat e rruges roze te nates se Romes.

    Përgjigju
  • Tosi: 16/08/2020 12:02

    Duhet te jete ne hardallosje te madhe kjo femer ,po si hyn kjo para komosionit me kete paraqitje prej rrugaceje, e denje per rrugicat roze te Romes, turpi i botes, nxirreni me shkelma jashte kete monster me kursin 3 mujor te plepave, qe e beri Sali berisha qe mos e bofte piken e hajrit ky hunderr cfare monstrash ka futur ne sistemin e drejtesise. Botox, vetullat me te shpifura ne planet, sharebajge e neveritur.i rrofshin leket,,

    Përgjigju
  • Dragon: 15/08/2020 20:24

    Keta te DSIK nuk mbajne asnje pergjegjesi që e nxoren te paster?

    Përgjigju
    • Drejtesia: 09/12/2020 20:27

      Perpara se te arrini ne konkluzione te kota, degjoni ratin, analizoni faktet e te dhenat e me pas gjykoni. Nese nuk e keni kuptuar si proces eshte e kote te gjykoni e te arrini ne perfundime te gabuara.

    • Ehuu: 15/08/2020 22:29

      ata duhen hequr nga puna

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?