Dosja e gjyqtarit që mbylli aferën ‘CEZ’ shkon në zyrën e Artur Metanit, rrezikon deri në shkarkim nga detyra  

10 Shkurt 2020, 13:53| Përditesimi: 10 Shkurt 2020, 17:33

  • Share

Vendimi i shumëdebatuar i gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili mbylli në 24 janar 2020 dosjen CEZ, një prej abuzimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, me dëm ekonomik mbi 400 milionë euro dhe me protagonistë Sali Berishën, ish-ministrat dhe ish-drejtorët e tij, do të jetë objekt verifikimi nga Inspektorati i Lartë Drejtësisë. Juristi dhe eksperti ligjor i OSHEE, Romeo Kara ka referuar pranë organit të ri të drejtësisë që heton shkeljet e magjistratëve dhe propozon ndëshkimin e tyre, një dosje me shkeljet e pretenduara të gjyqtarit Lazër Sallaku, i cili disa ditë para se të mbyllje dosjen CEZ, mbylli edhe dosjen e Lulzim Bashës për lobimin rus. Përpos tjerave, në dosjen e referuar në ILD, theksohet se gjyqtari nuk ka pranuar moskoptencën e tij për të shqyrtuar kërkesën e prokurorisë, për shkak të cilësisë së personave të kallëzuar.

Juristi Kara i referohet personave të kallëzuar Sali Berisha ish-kryeministër, ish-ministrave Genc Ruli, Ridvan Bode dhe Florion Mima si dhe ish-deputetëve Viktor Gumi Sherefedin Shehu, anëtarë të grupit të negocimit me CEZ-in, të cilët sipas nenit 135 të Kushtetutës së ndryshuar në 2016, janë objekt i SPAK-ut dhe i Gjykatave të Posaçme. Pra, akuzat ndaj tyre duhet të verifikoheshin nga një anëtar i Gjykatave Speciale dhe jo nga një gjyqtar i shkallës së parë. Po ashtu të lartpërmendurit janë kallëzuar nga Kuvendi dhe juristi Kara për shpërdorim detyre, shkelje të barazisë në tenderë, mashtrimi, ushtrimit të ndikimit të paligjshëm dhe pastrimit të produkteve të veprës penale. Ndërkohë, prokuroria ka regjistruar procedimin vetëm për shpërdorim detyre dhe pastrim i produkteve të veprës penale, duke kërkuar në fund mbylljen e çështjes CEZ, me pretendimin se nuk provohen veprat penale dhe se procedura e privativit të OSSH ka qenë e ligjshme.

Të kallëzuar të tjerë si të implikuar në privatizimin skandaloz të OSSH, me kosto mbi 400 milionë euro në kurriz të shqiptarëve, ishin edhe sekseri kryesor Nuel Kalaj, ish drejtorja në METE Mimoza Vokshi, ish-këshilltarja e Berishës Suzana Guxholli, ish-z/ministri i METE Neritan Alibali, ish z/ministri i Financave Alfred Rushaj, Asllan Sherra, Miran Kopani, Bujar Nepravishta, Durim Kraja, Engjëll Qorlaze, Vasil Pano dhe Shkëlzen Berisha. Në dosjen e referua në ILD thuhet se “prokuroria nuk i ka pyetur këta persona, por në dy vjet është mjaftuar vetëm me pyetjen e katër ose pesë prej tyre”. Gjithashtu, në dosjen e referuar në Inspektoriatin e Drejtësisë thuhet se prokuroria kërkon mbylljen e dosjes pa verifikuar tabulatet telefonike të të kallëzuarave me sekserin kryesor Nuel Kalaj, i cili tërhoqi 6.8 milionë euro në Tiranë dhe ia mbathi nga Shqipëria.

Duke parashtruar të gjitha rrethanat, faktet dhe shkelet në një dokument pre 33 faqesh, Romeo Kara konkludon se “Vendimi i Gjykatës së Shkalles së Parë Tiranë, Dhoma Penale, për pushimin e kësaj çështjeje nuk është në zbatim të ligjit, se është i pa mbështetur në prova dhe argumente dhe shpreh qartë se, gjykata vendosi lidhur me pushimin e kësaj çështjeje, pa realizuar në seancën paraprake as minimumin e  përpjekjeve për të zbuluar faktet dhe provat, për të realizuar një proces të plotë hetimi, për të hyrë ashtu siç duhet në thelbin e çështjes, por toleroi për një periudhe dyvjeçare një inaktivitet të plotë të Prokurorisë së Tiranës”.

Në bazë të vlerësimit të shkeljes, Inspektoriati i Lartë Drejtësisë mund t’i propozojë Këshillit të Lartë Gjyqësore një masë disiplinore për gjyqtarin Lazër Sallaku, deri në shkarkim nga detyra. Masat disiplinore të parashikuara janë vërejtje konfidenciale, vërejtje publike, ulje e përkohshme e pagës, ulje në detyrë, pezullim nga detyra dhe shkarkim nga detyra. Aktualisht Kuvendi po shqyrton një nismë për ndryshimin e ligjit për statusin e magjistratit. Nisma parashikon që gjyqtari apo prokurori të pezullohen brenda tre ditësh, deri kur të merret vendimi përfundimtar.

G.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sifi: 11/02/2020 07:31

    Vendimi per mbylljen e dosjes me demin me te madh te arkes se shtetit prej 400 milion dollaresh nuk eshte thjesht nje gabim juridik por kriminal duke pasur oarasysh faktet e ndryshme . Vet gjykimi nga gjykata e Tiranes dhe jo Gjykata e posacme tregon per nje skeme e mirefillte per te mbuluar fajin e bere. Jo largimi por hetimi dhe gjykimi i gjykatesit militant . Sic po duket dhe reforma nuk po na sjell ndonje ndryshim ne drejtesi dhe kam frike se populli di zhgenjehet po vazhduan keto mbyllje dosjesh te rendesishme

    Përgjigju
  • Populli: 10/02/2020 19:20

    Jo Jo te shkarkohet por te arrestohet menjehere dhe te denohet maksimalisht Kete jua kerkon populli ,ju lutemi mos luani me me ndjenjat e shqiptareve

    Përgjigju
  • klodi: 10/02/2020 15:13

    Adriatik te pergezoj per shkrimet. Je nje profesionist i vertete. Asnjehere lajme te rreme. Gjithmone ne kerkim te lajmit, jo si shume gazetare qe i shkruajne lajmet ne kafenete e Tiranes duke ju bindur verberisht politikes editoriale te gazetes se rradhes ku punojne. Profesionizimi juaj, duhet te jete shembull per te gjithe studentet e gazetarise, madje duhet te jesh objekt studimi dhe leksionesh ne auditoret e fakultetit te gazetarise.

    Përgjigju
  • Lui: 10/02/2020 14:47

    Rrezikon shkarkimin nga detyra?! Akoma nuk e keni kuptuar qe shkarkimin keta plehra e kane si te shkojne me pushime... Ky Po e Po qe eshte per burg, por edhe ju qe e gjykoni dhe kujtoni se keni bere detyren thjeshte duke e shkarkuar jeni per burg.. Turp..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?