Dosja e inceneratorit të Tiranës/ Zbulohet emaili që uli fitimet nga shitja e skrap dhe energjisë

11 Dhjetor 2023, 10:18| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 10:23

  • Share

1702284501_klodianzoto.jpg

Një email i gjetur në kompjuterin e Klodian Zotos zbulon si është arritur përshtatja e kostove për të arritur në këtë vlerë.

Më 14 dhjetor 2016 Erton Kaleshi një punonjës i shoqërisë "Studio e Konsulencës dhe Ekspertizës Profesionale" shpk përmes adresës së tij elektronike i nis një email Mirel Mërtirit dhe Klodian Zotos dhe Sevi Zani, kjo e fundit punonjëse e shoqërisë "Integrated Technology Services" sh.p.k, që të ulin çmimin e shitjes  së energjisë dhe skrapit në mënyrë që të ulej në mënyrë fiktive përfitimi i shoqërisë.

"Pershendetje,
bashkangjitur po ju nis tabelen e llogaritjes se tarifes prej 29 euro/ton.
Nqs do zbatojme te dhenat sipas planit te biznesit qe kemi bere, atehere kemi situaten si me poshte:
1-kostoja e investimit dhe operimit te landfieldit eshte rreth 51,13 Euro/ton;
2-Kompesim i kostos nga shitja e energjise eshte rreth 22,81 Euro/ton;
3-Kompesim i kostos nga shitja e skrapit eshte rreth 13,77 Euro/ton;
pra kosto e paster pas kompesimit nga te ardhurat e energjise dhe skrapit eshte 14,54 Euro/ton (51,13-22,81-13,77) dhe si rezultat per te arritur ne tarifen 29 euro/ton, e ardhura per shoqerine koncesionare do te jete 14,46 Euro/ton.
Mendoj qe te ulim te ardhuren e shitjes se skrapit ne menyre qe marzhi i fitimit te shoqerise koncesionare te ulet ne evidentimin e tarifes -
Best Regards,

Erton Kaleshi” 

Një ditë më pas, 15 dhjetor 2016 Erton Kaleshi dërgon variation e ri me 10% marzh", i cili ka bashkëlidhur dokumentin e emërtuar "kosto dhe tarifa.xlsx".
Pasi merr emailin, Klodian Zoto e nis në emailin e Alba Thoma, ish Drejtoreshës Juridike në ministrinë e Mjedisit me lëndë: kosto varianti i ri me 10% marzh” shkruhet në faqen 25 të vendimit

Fitimi nga shitja e energjisë ishte 22.81 Euro/ton u bë 15.97 Euro/ton
Fitimi nga shitja e Skrap ishte 13.77 Euro/ton u bë 9.37 Euro /ton

Nga të dhënat e përftuara nga akti i ekspertimit teknik kompjuterik i kompjuterit të sekuestruar të hetuarit Klodian Zoto, rezulton se shoqëria propozuese holandeze"Integrated Energy BV" si fillim ka pasur një plan biznesi, ku të ardhurat që do të gjeneronte shoqëria nga shitja e energjisë do të ishin 22.81 Euro/ton, dhe të ardhurat që do të përfitonte nga shitja e skrapit do të ishin 13,77 Euro/ton.

Në ndryshim nga këto vlera, komisioni në studimin e fizibilitetit që ka përgatitur, ka vlerësuar se të ardhurat që do të realizohen nga shitja e energjisës janë 15.97 Euro/ton, dhe të ardhurat që do të realizohen nga shitja e skrapit janë në vlerën 9.37 Euro/ton.


Lajmi kryesor:

Dosja e Inceneratorit të Tiranës/ Kostoja e tarifës së mbetjeve për bashkitë u fry me 11.24 Euro/ton! SPAK zbulon dhe fitimin real të "Integrated Energy BV SPV"


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?