Kronikë

Dosja e lobimit të LSI në SHBA, pyetet për një orë nga SPAK Gerald Gjeogjini, një nga njerëzit më të afërt të Ilir Metës (VIDEO)

22 Korrik, 13:28| Përditesimi: 22 Korrik, 13:49

  • Share

Tiranë- Prokuroria e Posaçme po vijon me hetimet e thelluara ndaj kreut të Partisë së Lirisë (ish-LSI), Ilir Meta, i arrestuar dhe paraburgosur prej 21 tetorit 2024 me vendim të GJKKO-së.

Sot (22 korrik) ka qenë i pranishëm për t’u pyetur në SPAK edhe njeriu më i afërt i tij, Gerald Gjeogjini, i njohur ndryshe edhe si operatori i ish-presidentit në takimet që ai zhvillonte.

Mësohet se Gjeogjini është thirrur si person që ka dijeni për lobimet në SHBA në vitin 2014 dhe lidhjet e tij personale me Ilir Metën.

Ai është pyetur për rreth 1 orë në Prokurorinë e Posaçme, ku ka dhënë shpjegimet e nevojshme sipas procedurës dhe më pas ka dalë. Gjeogjini njihet si person afër kreut të PL-së, që ka marrë pjesë në takime zyrtare, darka apo dhe takime të tjera.

Vetë Gjeogjini nuk dha deklaratë pas daljes nga godina e SPAK-ut.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    9 vite nga reforma në drejtësi, a janë përmbushur pritshmëritë?