Dosja e Mc Gonigal/ Agron Neza paraqitet në SPAK, merret në pyetje për 6 orë (VIDEO)

22 Janar, 11:58| Përditesimi: 22 Janar, 18:51

  • Share

Shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës emri I të cilit doli në dosjen e Mc Gonigal u mor sot (22 janar) në pyetje nga SPAK për rreth 6 orë. Ndërkohë që nuk dha asnjë deklaratë për mediat lidhur me marrjen e tij në pyetje. 

Në takimin informal me gazetarët  në fund të dhjetorit 2023, kreu i SPAK Altin Dumani duke iu përgjigjur disa pyetjeve të gazetarëve informoi se po vijonin hetimet në kuadër të kallëzimit penal që deputeti Gazment Bardhi kishte bërë në Prokurorinë e Posaçme dhe për të cilin ishte bërë dhe regjistrimi i procedimit penal.

Më 24 janar 2023 deputeti Gazment Bardhi depozitoi në SPAK kallëzimin për nisje të hetimeve ndaj Kryeministrit Rama për ato që ai i cilësoi si lidhje me ish zyrtarin e lartë të FBI-së, Charles McGonigal, duke thënë se ky i fundit është korruptuar nga Rama për të sajuar lobimin e PD-së me paratë ruse.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?