Dosja e prokurorisë mbi planin e pastrimit përmes Shqipërisë të 18.399.996 eurove, të cilat dyshohet se i përkasin Cosa Nostras, zbulon surpriza të reja. Një nga protagonistet e dosjes që Report TV ka siguruar, është Rezart Taçi, i akuzuar nga SPAK për “pastrim parash” dhe sot i shpallur në kërkim. Ish-biznesmeni shqiptar i naftës, sipas dosjes, jo vetëm vuri në dispozicion njohjet e tij në Mal të Zi dhe në Shqipëri për të lejuar transferimin e shumës nga parajsat fiskale deri në Singapor, por u bë personalisht garant me pasurinë e tij, nëse ato mbi 18 milionë euro do të humbnin.
Prapaskenat e bujshme zbulohen në faqet e dosjes, ku prokuroria e Palermos tregon që Rezart Taçi ka folur direkt në telefon me pronarin e shumës së madhe, Francesco Zummo, 90 vjeç, të cilit gjykatat italiane i kanë konfiskuar një pasuri prej më shumë se 150 milionë euro të konsideruara të prejardhura nga Cosa Nostra. Francesco Zummo, edhe ky i arrestuar tashmë, ka qenë një nga ndërtuesit më të mëdhenj të Palermos dhe krahu i djathtë i Vito Cianciminos, ish-kryebashkiak i kryeqendrës siçiliane, i konsideruar si arkëtari i Mafias.
Po përse Francesco Zummo dhe Rezart Taçi flasin bashkë në telefon? Sipas përgjimeve të prokurorisë italiane biseda u bë në datë 6 tetor 2021, kur ekonomisti i Zummos, Fabio Petruzella, shkon në Palermo për të qetësuar bosin mbi fatin e mbi 18 milionë eurove të transferuara nga Zvicra në një llogari bankare në Alpha Bank në Tiranë, por që në mënyrë të papritur nuk mund të transferohet në Singapor sipas planeve. Ekonomisti, edhe ai i arrestuar tashmë, ia kishte besuar operacionin Rezart Taçit, i cili bashkë me njerëzit e tij në Tiranë kishte ndjekur të gjitha fazat, por pa informuar (ndoshta nuk e dinte as ai) që pak ditë pas derdhjes së shumës me 28 korrik 2021, Drejtoria kundër Pastrimit të Parave në Ministrinë e Financave e kishte bllokuar llogarinë e Zummos, duke e sinjalizuar atë transfertë si te dyshimte edhe pranë SPAK-ut.
Zummo këtë nuk e di, dhe si Zummo nuk di gjë ende as Fabio Petruzella dhe kështu së bashku, nga shtëpia në Palermo vendosin t’i telefonojnë Rezart Taçit, duke i kërkuar atij informacione direkte se përse Alpha Bank i ka bllokuar ato para’. Sipas prokurorisë, Rezart Taçi siguron plakun Zummo mbi faktin se paratë e tij janë të sigurta dhe në të njëjtën kohë thotë se për këtë shumë prej gati 19 milionë euro, ai garantonë me pasuritë e veta. Rrethanat e kësaj bisede mes Zummos dhe Rezart Taçit janë përgjuar nga prokuroria italiane në shtëpinë e Fabio Petruzellës, i cili të nesërmen ia ka treguar detajet bashkëjetueses së tij: “- Dje plaku mori në telefon Rezartin dhe me tone shumë të acaruara i tha: Miku im, çfarë dreqin po kurdis!”. Në këtë pikë Rezart Taçi siguroi: “Jam unë garant! Të kam thënë, jam unë garant!”, duke marrë përgjegjësi edhe me pasuritë e veta.
Në fakt, edhe ky duket një bllof i Rezart Taçit, që shihet me dyshim nga Fabio Petruzella, pasi sipas atij nuk është në gjëndje të mbajë fjalën. Në dosje tregohet se pas bllokimit të dyshimtë të llogarisë së Zummos, bosi plak, i kërkon pikërisht Rezart Taçit që t’i japë një financim paradhënie prej 500 mijë eurosh për disa shpenzime urgjente që duhet të bëjë në Milano nëpërmjet Fabios. Mesa duket Rezart Taçi kishte lënë të besojnë se dispononte shuma të mëdha dhe se kjo paradhënie prej 500 mijë eurove cash, nuk ishte problem për të. Taçi i premtoi shumën, por duke shtyre vazhdimisht dorëzimin dhe keshtu, as edhe vetë prokuroria nuk e di nëse u dha apo jo ajo shume. Nga gjithë operacioni i pastrimit të parave, Rezart Taçi bashkë me Fabio Petruzellan, do të përfitonin një fitim prej 16 % të shumës së pastruar, barazi me 3.088.000 euro.
Sipas të dhënave në dosje, plani i ideuar që nga maji 2021 parashikonte që Françesco Zummo, për të shmangur sekuestrimin e autoriteteve italiane, duhej të transferonte rreth 19 milionë eurot nga dy llogari bankare në Linchestine deri në bankën e Canton Ticinos në Zvicër, pastaj nga Zvicra pranë llogarisë së tij bankare të hapur në 'Alpha Bank' në Tiranë. Për të hapur këtë llogari bankare Zummo erdhi personalisht në Tiranë në datën 17 qershor 2021 bashkë me Fabio Petruzella-n. Çuditërisht të dy italianët të pritur në aeroportin e Rinasit nga Artur Balla, kunat i Rezart Taçit dhe ish truproja e biznesmenit, Bledar Lilo (të dy të arrestuar më pas nga SPAK) shkojnë për të fjetur në Podgoricë dhe jo në Tiranë. Ndoshta kjo lidhej me një propozim të mëparshëm që vetë Rezart Taçi u kishte bërë, duke sugjeruar të organizonte transfertën e parave nëpërmjet "bankës në Mal Të Zi në pronësi të mikut të tij, Presidentit Gjykanoviç", një propozim që mesa duket ka rënë. Kështu të nesërmen në mëngjes, pasi u rikthyen në Tiranë dhe hapën dy llogari në 'Alpha Bank', dy italianët u rinisën për në Romë.
Po përse dy llogari bankare? Edhe ky hap ishte pjesë e strategjisë për të pastruar paratë. Rreth 19 milionë eurot të ardhura nga Zvicra, në llogarinë shqiptare të Francesco Zummos ma datë 28 korrik 2021, duhej të transferoheshin në llogarinë bankare të dyte te hapur nga Fabio Petruzella dhe nga ky I fundit, në llogarinë e një shoqërie të Rezart Taçit që nga ana e tij do t’i transferonte në një llogari bankare fillimisht në Hong Kong e më pas në Singapor. Transferta bankare që nuk u realizuan asnjëherë pasi pas ardhjes në llogarinë e Francesco Zummos në Tiranë me numër 009101771 të gjithë 18.399.996 Eurot u bllokuan nga autoritetet shqiptare.
Më 5 gusht 2021 SPAK informoi prokurorinë e Palermos nga ku u arrit më pas në arrestimet e pak ditëve më parë: ajo e Palermos bëri arrestimin e tre italianëve, ndërsa SPAK atë të dy shqiptarëve. I vetmi që nuk ka përfunduar ende në burg është pikërisht Rezart Taçi, i shpallur në kërkim e që prej vitesh nuk jeton më në Shqipëri.
Si tha? Garantonte me pasurine e tij?Shume interesante.Tani Zummoja ka plot te drejte t'i kerkoje demshperblim,po keshtu dhe SPAKU ka plot te drejte t'ia sekuestroje kete lloj pasurie qe e vendoska si kolateral per 18 milion euro.Dy pyetje kam :1-Keta mafiozet nuk e dine qe kur transferon para, bankat jane si kufijte,qe po transferove nje shume qe e kalon kufirin e vendosur me ligj,bankat mund te njoftojne organet ligjore?Nuk eshte e thene te t'i bllokojne,apo sekuestrojne,por ama mund te ngresh dyshime per origjinen e parave.2-Ku e si e gjejne njeri-tjetrin per keto pune, keta Zummoja e Taci,shume e cuditeshme,me <<qiri>> e gjenden ?!
PërgjigjuRezart Taçi eshte bllofisti me i madh qe ka njohur Shqiperia. Pse ato ndeshjet e Realit te Madridit, te Milanit me Gramozin e Ersekes nuk ishin per pastrim parash. Ky njeri i ka ne thes Berishen, Meten, Ramen, Nanon. Nuk ka per ti hyre gjemb ne kembe.
PërgjigjuImagjinoni ca ka bere Taci ne kohen e Berishes dhe Llalles. ur ka marre guximin ta beje sot nje trasferte te tille, imagjinoni sa para kane kaluar nga Majlinda Bregu e Prudentinos apo mafioze te tjere kur ketu nuk kishte pike kontrolli. Beni vete llogarite o popull dhe shikoni surratin e mafiozeve te vertete. Jane te gjithe bashkepunetor te Berishes
PërgjigjuUn habitem me faktin si ka mundesi qe prap z.taci vazhdon te jete I lire edhe aktiv!? Jo I konfiskuam keto Jo ka ber pastrim parash etj etj uuuuuuu cfare buje ne media me sa duket paskan qene fiction ... Zoteria qenka I lire me shendet te mire edhe cuditem si ka mundesi kujt duhet te mos I besojme Mediave apo drejtesise apo te dyjave!?
PërgjigjuPse habitesh kaq shume ? Qetesohu pak dhe informohu para se te shkruash. Rezart Taci banon ne malajazi prandaj vazhdon te jete i lire . Ik arrestoje ti po munde se mundesi te tjera nuk ka dhe mos u habit me kaq shume se do te bjeri ndonje infarkt. Qetesohu informohu dhe mos shkruaj lart e posht ca te vjen neper mend ashtu kuturu. Tope