Dosja e plotë e kapjes me armë të Fjolla Morinës, shoqërohej nga 29-vjeçari pronar i 5 hoteleve në Belgjikë! Këngëtarja 2 muajshe shtatzënë

21 Shtator 2020, 07:30| Përditesimi: 21 Shtator 2020, 12:39

  • Share

Ka qenë ora 00:07 minuta e mesnatës së 19 shtatorit 2020, ku tre oficerë të Pikës së Kontrollit në Morinë, kanë kapur në kushtet e flagrancës 34-vjeçaren Fjolla Morina. E reja me arsim të mesëm, e papunë, por me profesion këngëtare është kapur “mat” nga policia kufitare, pasi në çantën e saj të dorës, ju gjet një pistoletë tip “Zoraki” me 3 fishekë në karikator dhe 20 fishekë të tjerë u konstatuan dhe sekuestruar, në xhepin e pasmë të sediljes.

Pas këtij konstatimi i gjithë mjetë i është nënshtruar një kontrolli fizik, ku në bagazh është gjetur dhe një pistoletë tip “Walther”, që në dukje ishte pistoletë lodër, çakmak. Mandej policia ka kryer skanimin e plotë të makinës dhe nga të dhënat e mbledhura nga skaneri, nuk rezultoi se kishte sende tjeter të paligjshme. Por ajo pistoletë dhe 23 fishekët luftarakë, shërbyen që të arrestohet në kushtet e flagrancës, këngëtarja Fjolla Morina, biznesmeni shok i saj 29-vjeçari Fisnik Syla, ky i fundit pronar i 5 objekteve hotelerike në qytetin “Sint-Niklas” të Belgjikës e president i “F.C.Gera-Waasland” dhe Fitim Muji, shoferi personal i Fjolla Morinës. Ndaj tre të arrestuarve është referuar material hetimor në prokurori, ku pritet që në ditët ditën e martë, këngëtarja Fjolla Morina, të dalë para gjykatës së Kukësit për tu njohur me masën e sigurisë arrest në burg që do kërkojë prokuroria. Gjatë komunikimit që ka pasur me efektivët e policisë së Kukësit, Fjolla Morina ka dhënë këtë dëshmi si më poshtë:

Pyetje: Juve sot gjatë kontrollit të bërë në PKK Morinë ju është gjetur një pistoletë me 23 fishekë. Pistoleta ishte në çantën tuaj dhe fishekët në xhepin e sidiljes së makinës?

Përgjigje: Ju deklaroj se jam nisur nga Kosova me makinën time për në Tiranë, pasi kam për të bërë muzikë dhe në makinë kam pas me vehte dhe persona të tjerë, të cilët quhen Fitim Muji, i cili është shoferi im dhe Fisnik Syla, i cili është shoku im dhe rreth orës 02:10 minuta jemi future në Pikën e Kalimit Kufitar të Kontrollit në Morinë Kukës. Gjatë kontrollit më kanë gjetur pistoletën dhe fishekët në çantën dhe në makinë dhe këtë pistoletë e kam pas në njërën prej çantave, se unë kam tre çanta me vete se jam nis për Tiranë për këngë dhe këtë e kam pas prej kohësh se ma ka bërë dhuratë dikush.

Pyetje: Kush ta ka bërë dhuratë këtë pistoletë që ti thua s'është e imja?

Përgjigje: Një miku im nga Gjermania, i cili sot nuk jeton më

Pyetje: Po personat që ju kishit në makinë a kanë dijeni se ju kishit pistoletë në makinë dhe në çantë?

Përgjigje: Unë ju deklaroj se nuk dinin gjë se unë kam pistoletë dhe as unë vetë nuk dija se kam në çantën e dorës pistoletë.

Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhe dy personat që shoqëronin Fjolla Morinën, Fitim Muji dhe biznesmeni Fisnik Syla. Të kanë deklaruar në polici se: “…jemi vetëm shoqëruesit e Fjollës, pasi ajo kishte për të shkuar në Tiranë për muzikë dhe nuk e dinim që ajo kishte këto pistoleta në çantën e dorës dhe në makinën e saj…”. Pavarësisht dëshmisë së dy personave shoqërues dhe rrëfimit të Fjolla Morinës, aktualisht Policia dhe Prokuroria e Kukësit, kanë kërkuar ekspertimin balistik të dy pistoletave të kapura në makinën ku udhëtonte, Fjolla Morina, ku njëra prej armëve në dukje me sy të lirë, dallohet që është pistoletë çakmak. Ndërsa arma tjetër, e kapur në çantën e Fjolla Morinës, do i nënshtrohet ekspertimit balistik dhe daktiloskopik, për të mësuar gjendjen teknike dhe nëse ka pasur gjurmë gishti të dy djemve të tjerë që ndodheshin në makinë me këngëtaren.

Fjolla Morina, fishekët e armët e sekuestruara dhe biznesmeni Fisnik Syla

Ora 12:36
Fjolla Morina,nesër del përballë gjykatës, mjeku gjinekolog e konfirmon: Këngëtarja është shtatzanë

Dalin detaje të reja nga çështja e arrestimit të këngetares Fjolla Morina, në pikën e kalimit Kufitar në Kukës, ku policia i sekuestroi një armë zjari me 23 fishekë. Ekspertiza e mjekut gjinekolog në spitalin e Kukësit, ka dalë në përfundimin se këngëtarja e arrestuar është dy muajshe shtatzanë. Pavarësisht këtij elementi të ri që ka dalë gjatë fazës së hetimit, prokuroria e Kukësit, ka çuar në gjykatën e rrethit kërkesën për caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, për këngëtaren Fjolla Morina. 34-vjeçaria akuzohet për “Trafik të armëve dhe municioneve” dhe nisur nga kjo vepër penale, për Morinën prokuroria i ka kërkuar gjykatës, caktimin e masës së “arrestit në burg”. Seanca gjyqësore pritet të zhvillohet ditën e nesërme në ambjentet e gjykatës, ku Morina do dalë përballë gjykatës ku sigurisht do japi dhe pretendimet e saj. Kërkesën “Arrest në burg”, prokuroria e Kukësit do kërkojë edhe për biznesmenin nga Kosova por rezident në Belgjikë, Fysnik Syla si dhe shoferin e Fjolla Morinës, Fitim Muji. Të tre të arrestuarit do të dalin nesër në gjykatë, ku pa dyshim që do jetë trupi gjykues ai që do qartësojë nëse Fjolla Morina, Fisnik Syla dhe Fitim Muji, do të lirohen apo do mbyllen në burg./ Përgatiti Elton Qyno

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 21/09/2020 23:56

    Pse thoni eshte e papune?-Ajo ka tre profesione dhe merr tre rroga:1)-cingie,2)-trafikante armesh,3)-profesionin me vjetersine me te madhe boterore,puna eshte a i paguan taksa shtetit per sherbimet qe kryen.?!Pastaj pse thoni me gjimnaz? Fjolla Morina ka 8 vjecaren dhe 4 klase I ka studiuar ne <<zooveterani>>,me specialitet << horse banging>>.Edhe ekspertizen mjekesore ashtu e ka marre.Lereni ne burg ,se gjithe bota ne burg I lindin femijet,nuk ka asgje te keqe,ose te pakten lereni Brenda, deri sa te dale ndonje <<Vagjel-zot jasteku >>

    Përgjigju
  • Vicidoli: 21/09/2020 15:27

    Ne burg te shkoj Edi Rama qe vret shqiptaret Armet i mban robi me mbrojt erzin nderin pronen kanuninin

    Përgjigju
  • Tirona: 21/09/2020 13:55

    Sa kom qesh , shtazane dy muajshe dhe kjo nuk e ka dit. Mos ju besoni prallave se duan ta shpejtojne nga burgu, nese eshte e verte se eshte shtazane te lindi ne burg se nuk eshte e para. Nese nuk eshte shtatzane kjo mos te beje tentative te ngelet shtazane tani se do beje krim per ate krijese te pafajshme qe do te lindi ne burg.Ajo nese do te ishte shtazane do ta kishte deklaruar kur beri deklaraten para organeve te drejtesise ,por nje gje te tille nuk e ka deklaruar. Organet e drejtesise duhet ti ushtrojne nje kontroll tjeter me imtesi, se do te vije nje kohe qe kjo duke mos qene shtazane do te thote mu deshtua femija pa vullnetin tim si pasoje e keqtrajtimit dhe e streseve te krijuara nga policia dhe gjykimi dhe nga e akuzuar per trafik armes kjo do te ngreje padi per vrasjen e femijes se saj,. Beni kujdes se nga keta lloje femnash cdo gje pritet .

    Përgjigju
  • Iso: 21/09/2020 13:47

    Qfare pese hotele!!!kane marre para nje viti tre kafe+restorante me qera dhe pas disa muajsh dy kane falimentuar.Po ashtu me babain te mbytur ne borxhe.O gazetare! Verifikoni te dhenat para se ti publikoni e mos shkruani qfare thone mashtruesit.

    Përgjigju
    • mireekieti: 21/09/2020 21:07

      Ku ti verifikojne o bac keto gazetaret ne belgjike as me vize si lejon njeri me hy lol.

  • aman aman: 21/09/2020 13:13

    E cdo me thene se eshte shtatzene?Sa nena shtatezene kane marr denimin dhe kane lindur femijet e tyre ne burg?Aaa me falni ato nena nuk kane vip si puna e ketyre vipave te rendomte ne Shqiperi e Kosove.Ky djali me 5 biznese kaq i ri shume gjenial qenka...ka shume te tille si puna e ketij dhe sa vijne e shtohen se i bejne leket me femra si puna e kesaj kengetares prej silikoni dhe pislleqeve te tjera.A nuk u beni nje vetting te tereve ketyre monstrave qe po qelbin vendin???

    Përgjigju
  • Kolege e Fjolles: 21/09/2020 13:08

    Po ju kometusit, qe jeni te gjith me profesion mllefaxhi,,uzurpator te prones publike Shqiptare 300 000 ndertime pa leje ka Shqipnia,,Ju Ju flisni per moral

    Përgjigju
    • Boss ene Trim: 21/09/2020 19:40

      Me i cun inshahllah thuj koleges .

  • Cimi: 21/09/2020 13:07

    Keto mjeket Shqiptare per para edhe mashkullin e nxerrin shtatezene!

    Përgjigju
  • Populli: 21/09/2020 12:55

    Sa shpejte qe e late shtatzane ju te olicis se Kuksit!!! Njerzit kane vite e vite te tera qe nuk po mbeten shtatzan, ndersa ju menjere, brenda dy netesh. Paskeni bere namin, gjithe Drejtoria Policise se Kuksit

    Përgjigju
    • moshklli: 21/09/2020 21:08

      Maria me shpirtin e shenjte brenda nates ngeli shtatzene o vedha pse jo fjolla?Si mungo asigjo mashallah o .

  • Demush: 21/09/2020 11:58

    Valla nja 5 vite burg ja kisha fut ksejë rrencejke,po qysh rren qe se ka dit qe e ka armen ne qante kur Arma eshte e rende e femrat ne qante kqyrin per qdo minut tuj e marr shminkat me U kqyr qysh po doket .nese e leshojn ahtehere po jav jepka Pi...in dikujt prej policve

    Përgjigju
  • Beni: 21/09/2020 11:24

    Kjo jep kete variant, se a pyetet dikush qe nuk jeton, Kur fare mire arma mund te jete e ketij Fisnik Syles. Kesaj as i ia shkuar ne mendje se do ta kontrollonin. Kjo gangstere te beje burg si gjithe te tjeret. Cicat nuk duhet ta favorizojne per ti ulur denimin.

    Përgjigju
  • Vlora: 21/09/2020 11:18

    Po aman ore biznesmeni ... fpffff. E paska bere dhe nje foto ne zyre kupton ti? me Xhup ne zyre. Aty ka qene kontakti i pare me stilolapsin ... hahaha

    Përgjigju
  • Albania1: 21/09/2020 11:16

    Ato arme do shiteshin ne shqiperi, dhe kjo ndoth rendomt me ju "VIP-a". Jeni promotoret kryesor te krimit, sepse pastroni vepra te renda me imazhin e b**thes. Por problemin e mori ne dore KCK, ato pistoleta do dalin ose "Loder" ose me leje, qe ti i ke perdorur te ndo nje "Videoclip" gjasme. Urime thjesht do hedhesh disa € per fushaten e Rilindjes. Fundja Rilindja ka shume nevoj per B****thet dhe € e tua ne keto momente.

    Përgjigju
  • liku: 21/09/2020 11:10

    Po te zbatohet ligji denohet me burg

    Përgjigju
  • Shaban: 21/09/2020 10:57

    A e ka rregjistruar shoferi ne zyren tatimore??? Me cfare te ardhurash rron, a paguan taksa?

    Përgjigju
  • Geri: 21/09/2020 09:30

    Biznesmen 29 vjec me 5 hotele dhe president kompanie???!!!! Uauuuu. Ky do jete me supergjeni se Zuckerberg se ska mundesi ne moshe kaq te re dhe kaq sukses

    Përgjigju
    • lorna: 21/09/2020 14:14

      HAJT EDHE TI ME NJE FJOLLE...TE TI RRESHTOJE KALAMAJT GRATIS O FACEBOOK

    • Facebook: 21/09/2020 13:02

      Edhe un i ri jam,,,pse urrejte Shqiptari

  • Theresa: 21/09/2020 08:55

    Në Burg si të tjerët, ka gënjyer shumë kujton se do e hedhi Lumin me Gënjeshtra. Ofizerët e Polizisë mos të gënjehen nga lyerja e saj në Fytyrë.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 21/09/2020 08:48

    Burg kush kapet me armembajtje pa leje.

    Përgjigju
  • Arbëri: 21/09/2020 08:41

    Nese lirohet edhe kjo atëher të dini se kurr drejtësi në Kosovë dhe Shqipëri nuk do kemi....!!!

    Përgjigju
  • petriti: 21/09/2020 07:54

    Material per Portokalli.E papune, por me shofer personal.etj..etj..

    Përgjigju
    • @portokalli: 21/09/2020 14:34

      Nese "punon" dhe nuk paguan detyrimin ne shtet, perseri duhet te beje burgun lali, organet tatimore mund re hedhin drite mbi kete fakt.Ngado t'a rrotullosh e meriton pak burg.

    • Portokalli: 21/09/2020 13:05

      Shif sa klikime ka you tube,,sa me klikime ke aq me shum lek ben,,nuk ka te bej me punen,,,mos komentoni o te pa ditur

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?