Jetnor Xhaferaj i ka shpëtuar mrekullisht atentatit të organizuar në 15 maj në Selenicë të Vlorës, ku persona të maskuar kanë qëlluar me armë zjarri automatik dhe pistoletë në drejtim të tij. “Shqiptarja.com” zbardh të plotë dinamikën e këtij krimi të rëndë, ku vetë Xhaferaj ka pohuar se është qëlluar nga një person i maskuar, i cili më pas e ka ndjekur në shkallët e pallatit, deri në katin e 5-të, ku Xhaferaj ka arritur të shpëtojë duke hyrë në apartamentin e tij. Në pamundësi për ta arritur dhe ekzekutuar, autorët e këtij krimi kanë qëlluar me breshëri dhe derën e apartamentit të Xhaferaj që ndodhet në katin e 5-të, por ajo nuk është hapur sërisht.
Autorët e kanë qëlluar disa herë me shkelma, por sërisht dera nuk është hapur. Mos hapja e derës, të cilën Xhaferaj e kishte mbyllur nga brenda, ka sjellë shpëtimin e këtij të fundit nga ekzekutimi brutal. Personi që e ndoqi me vrap dhe breshëri plumbash nëpër shkallët e pallatit ka zbritur sërisht me vrap, duke dalë nga pallati dhe hipur në një automjet, i cili u larguar me shpejtësi. I mbijetuari Jetnor Xhaferaj, i ka treguar policisë se ishte kthyer 48 orë më parë në Vlorë, pikërisht në datën 13 maj 2020, pas një vendimi të autoriteteve gjermane për deportimin e tij në Shqipëri. Kjo pasi në këtë shtet ai ishte dënuar për akuzën e vjedhjes dhe dënuar me 3 vjet e gjysëm burgim. Pas përfundimit të dënimit gjermanët kanë vendosur që të deportojnë Jetnor Xhaferaj, duke marrë vendimin për dëbimin e tij. Në 13 maj 2020 Xhaferaj ka hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë. Xhaferaj, ka treguar në polici se ditën e ngjarjes në 15 maj 2020 kishte shkuar në banesën e nënës së tij për ta parë, pasi kishte që nga viti 2014, që nuk e kishte takuar.
Prej këtij viti e deri në Maj 2020, Xhaferaj nuk ka qëndruar në Shqipëri, pasi së bashku me gruan dhe tre vajzat ishte larguar duke banuar në mes Francës dhe Gjermanisë. Rezulton se në Francë, Xhaferaj është dënuar për tregtim droge. Pa kaluar një ditë nga mbërritja në Shqipëri, Xhaferaj ka vendosur të shkojë në banesën ku jeton nëna e tij. Por teksa është çmallur me të ëmën 50-vjeçari Jetnor Xhaferaj ka vendosur të kthehet në apartamentin e tij, që ndodhet në Selenicë të Vlorës. Ai u ka treguar policisë se sapo është drejtuar në hyrjen e katit të parë të pallatit ka parë një person me maskë që e ka qëlluar më armë nga një automjet, por ai ka reaguar shumë shpejt duke u futur me vrap në hyrjen e pallatit dhe sërisht me vrap ka filluar të ngjisë shkallët, deri në katin e pestë. Sipas tij personi me maskë e ka ndjekur nga pas dhe përgjatë gjithë vrapimit në ngjitje të shkallëve ka qëlluar me automatik, por fatmirësisht nuk ka marrë plumba.
Xhaferaj ka shpejtuar me vrap deri në katin e pestë, ndërkohë autori i maskuar ka vijuar ta ndjekë nga pas duke qëlluar herë pas herë me breshëri. Krismat e automatikut nuk kanë sjellë asnjë ushtimë mes shkallëve të brendshme të pallatit dhe s’janë dëgjuar nga banorët e pallatit, të cilët ishin në qetësi absolute. Sipas dëshmisë së Jetnor Xhaferaj autori ishte i pajisur me një automatik me silenciator. Në shkallët e pallatit, duke filluar nga kati i parë deri në katin e 5-të, policia ka gjetur mbi 30 gëzhoja automatiku dhe pistolete. Fatmirësisht Jetnor Xhaferaj i ka shpëtuar disa breshërive, duke marë vetëm një plumb në dorë dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e kryera rezulton se Xhaferaj, është mbyllur në banesë e tij, duke mos e hapur portën deri në mbëritjen e policisë së Vlorës. Ai fillimisht ka njoftuar me telefon kushërirën e tij, duke i treguar se çfarë kishte ndodhur dhe se ishte ndjekur me breshëri automatiku për tu vrarë.
Xhaferaj i ka pohuar kushërirës se duhet të njoftonte menjëherë ajo policinë e Vlorës dhe një ambulancë pasi ishte plagosur në dorë. Oficerët e kriminalistikës në policinë e Vlorës kanë shkuar me shpejtësi në banesë, ku kanë konstatuar gjumë të shuma në muret e shkallëve të pallatit. Këto gjurmë kanë qënë deri në katin e 5-të të pallatit, ndërsa dera e apartamentit ishte bërë shoshë nga plumbat, por qëndronte e pahapur. Kjo derë është hapur nga brenda prej Jetnor Xhaferaj, vetëm pasi në banesë ka shkuar policia. 50-vjeçari u ka treguar të gjithë dinamikën, ndërkohë ka qënë i paqartë për fiksimin e tipit të automjetit nga kishte zbritur autori. Xhaferaj u ka pohuar oficerëve se dyshonte shumë se atentati i dështuar për të vrarë ishte organizuar nga anëtarët e familjes Llanaj në Selenicë, familje me të cilën fisi Xhaferaj është në hasmëri qysh prej vitit 1998, kur Batjar Llanaj vrau me armë zjarri Gjysho Xhaferaj.
Jo shumë orë nga ngjarja e rëndë, policia e Vlorës gjeti të djegur plotësisht automjetin në një fshat të Vlorës. Mjeti së bashku me dy automatikë ishte djegur i gjithi, ndërkohë autorët janë ndihmuar nga persona të tjerë që i ka marrë nga aty dhe transportuar në një bazë të sigurt, në drejtim të Tepelenës. Momentalisht hetimet vijojnë, ku gjatë mesnatës së djeshme u shoqëruar disa persona të cilët u morën në pyetje dhe pasi dhanë shpjegime, se ku ndodheshin në orarin e ndodhjes së krimit, sot në mëngjes janë lënë të lirë. Policia, prokuroria e Vlorës por dhe vetë njeriu që i shpëtoi atentatit Jetnor Xhaferaj, ngrenë dyshime të forta se ky atentat lidhur fort me serinë e vrasjeve për hakmarrje mes dy fiseve Llanaj dhe Xhaferaj në Vlorë.
Na mbyten osmanet Xhaferrë Kamberë Beqirę Zeqirë Baftjarë Hajdarë Islamë Mahmutë Shefqetë Ismailë Ramazanë Bexhetë Alinj , hajdutë e kusarë minj minjsh
PërgjigjuPo ketu eshte ber te ikesh me vrap o bastard shtet po normal qe k vrasj si ha njeriut nga shteti
Përgjigju