Rrëmbimi i Prengës! Merret në pyetje pajtuesi i gjaqeve: Hetuesi më pyeti ku ndodhet kufoma më pas pimë kafe! Situata mes familjeve e acaruar (VIDEO)

16 Qershor 2020, 11:09| Përditesimi: 16 Qershor 2020, 12:09

  • Share

TIRANE-Pajtuesi i gjaqeve Nikoll Shullani është marrë në pyetje dje nga Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion. Pas dy refuzimeve që u ka bërë fletëthirrjeve me argumentin se është sëmurë, ai është shoqëruar forcërisht për t'u pyetur në lidhje me dosjen e vrasjes së Jan Prengës.

Por Shullani në një prononcim për mediat, mohoi se është marrë me forcë. Ai u shpreh se ka qenë sëmurë dhe madje, prokurori i ka gjetur makinën për ta sjellë në Tiranë për ta marrë në pyetje. Ai tregoi se prokurori e kishte pyetur nëse e dinte se ku ndodhej trupi i Jan Prengës. Shullazni tha se hetuesve u tha se nuk kishte dijeni për një gjë të tillë. Pas dëshmisë, Shullazni tha se pinë edhe kafe me prokurorin.

"Unë me forcë nuk jam marrë, ai që e ka thënë këtë ka gënjyer dhe pastë faqen e zezë. Jam marrë vesh me hetuesin, dje në orën 10:00 më kërkoi të paraqitesha dhe shkova. Dëshmova për cështjen Prenga sa dika. Madje edhe makinën ma gjeti hetuesi se isha i sëmurë. M'u kërkua që të shpjegoj për familjet. Hetuesi më pyeti me cilin ke qenë, kur ke qenë, cfarë të kanë thënë, cfarë u ke thënë.

Asnjë gjë më tepër sesa kam thënë në media. Më ka bërë një pyetje, kur më tha; ku është kufoma? I thashë po ta di, të marr ty dhe shkojmë e gjejmë bashkë. I thashë nuk e di ku është kufoma. Ai më tha ty të besojnë njerëzit, a e di ku është kufoma? Në pyetje qëndrova një orë dhe dolëm bashkë me hetuesin dhe pimë kafe. Dëshminë e thash në drejtorinë e policisë së Tiranës. Më tha hetuesi e kreve me kaq" tha ai.

Por a ka tentuar ai më që të pajtojë dy familjet? "Me familjarët gjatë kësaj periudhë nuk jam takuar dhe nuk kam kontaktuar. Familja Prenga është në Angli. As djalin nuk e ka shqetësuar askush në Britaninë e Madhe për këtë cështje. Unë jam gati të shkoj sa herë të më thërrasin. Jam përpjekur për të ndihmuar familjet për t'i pajtuar, por pa rezultat, gjendja është shumë e acaruar, se u kanë mbytur vëllanë" tha ai.

Në 13 shkurt, Nikollë Shullani tregoi se kontaktua nga dy vëllezërit e Jan Prengës, i cili ishte marrë peng më 17 janar 2020, dhe të gjitha takimet që ai ka bërë me familjet, Doçi, Gështenja dhe Bleta, që vëllezërit Prenga dyshonin se ishin rrëmbyesit e 49-vjeçarit Jan Prenga. Ai tha se ishte Anton Prenga, ai që e takoi dhe i ka tregoi për rrëmbimin dhe bisedat e Ndrek Prengës me Gramoz Rexhepin, që zbuloi emrat e grupit të Dukagjinit.

Për rrëmbimin dhe më pas vrasjen e Jan Prengës janë arrestuar Leonard Hajri, Elton Hajri, Olsi Turja, Ardian Doçaj dhe Festim Bixhdili i cili është i dyshuari kryesor që ka marrë dhe zhdukur trupin e pajetë të Jan Prengës. Ndërsa në kërkim për akuzën e rrëmbimit të personit dhe “trafikut të narkotikëve” kryer në bashkëpunim janë Gentian Finiqi ose Doçaj, Gentian Bleta, Korado Doda ose Gështenja, Altin Hajri, Artan Doçaj dhe Aldo Manjishta. Në datë 30 mars gjykata liroi nga qelia duke ndryshuar masën e sigurisë dhe dërguar në arrest shtëpie Bajram Hajrin 64-vjeç, që është babai i Leonard dhe Altin Hajrit.

Report Tv hodhi dritë mbi këtë ngjarje të rëndë kriminale dhe rolin e Hajrave e Dritan Rexhepit duke sjellë detaje, foto dhe dokumente ekskluzive, që u krye si karrem për t'i ushtruar presion vëllait të tij, Astrit Prengës dhe shokut Gëzim Shullani për të kthyer sasinë e heroinës që kishin marrë në Angli (lexo ketu). 

Report Tv solli foto që tregonin mënyrën se si u mor peng 49-vjeçari Jan Prenga, transportimi i tij në bodrumin e kompleksit “Golden” në Shijak, killerat me kazma dhe lopata si dhe fshirja e njollave të gjakut, me leckë dyshemeje dhe detergjent kimik (lexo ketu).

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 17/06/2020 01:13

    E kam thene dhe me pare,analizoni dheun e kazmave lopatave,po te ishte kriminalistika e sakte duhet tu merrte dhe kepucet per gjurmat dhe analizen e dheut.Varret zakonisht duan dhe te bute qe hapet kollaj,dhe zona te ndryshme kane kompozim te ndryshem dheu e mineralesh.Prokuroria duhet te bashkpunoje me gjeologet dhe ekspertet e dheut.Duhet pare dhe sa kohe ,ne varesi te trafikut e ores iu desh vrasesve te shkonin e te ktheheshin.Duhet pare xhirimet e kamerave ,po ti kene ruajtur.Po te dish p.sh. drejtimin e mundshem ,oren e levizjes te makines ne nje lloj trafiku ,numrin e personave pjesemarres ne varrosje dhe kohen qe u duhet te hapin e mbulojne varrin,koha e kthimit ,ne trafik mund ta gjesh perafersisht.Duhet pare ne se kane ndonje zone ndertimi te tyren o te shokeve,pasi aty mund te kene eskavator qe e bejne punen shpejt ne c'faredo depozite dheu.Keto jane hollesi qe kriminalistika dhe prokuroria duhet ti gjurmojne e hetojne.

    Përgjigju
  • Agjenti: 16/06/2020 11:19

    Ca pret me nga talebanet e Dukagjinit

    Përgjigju
    • Shoku: 17/06/2020 22:36

      Kurve agenti thuje emnin Edhe te tak burrat e dukagjinit

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?